Verdikti për ish-drejtuesit e UÇK-së, gazetarja e Euronews nga Haga: Thaçi do ngrihet i pari në këmbë

15 Shtator 2026 | 19:46

Gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj, raportoi nga Haga se qytetarë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës e më gjerë janë mbledhur pranë ambienteve të Gjykatës Speciale, në pritje të verdiktit për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Vendimi, i cili do të përcillet edhe në gjuhën shqipe, pritet të shpallet të mërkurën, në seancën që do të nisë në orën 10:00. Për të ndjekur vendimin, në këtë ambient do të vendoset edhe një ekran i madh, ndërsa qytetarë të tjerë pritet t’u bashkohen gjatë mbrëmjes.

Sipas gazetares Mualaj, i pari që do të ngrihet në këmbë për të dëgjuar verdiktin e Gjykatës Speciale do të jetë Hashim Thaçi, i ndjekur më pas nga Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

“Sa i përket seancës së nesërme, ajo nis në orën 10:00. Transmetimi i drejtpërdrejtë, të cilin mund ta ndiqni edhe në Euronews Albania, do të fillojë në orën 10:10 ndërsa injali do të shpërndahet në gjuhën shqipe, në gjuhën angleze dhe në gjuhën serbe, siç është procedura e Dhomave të Specializuara. I pari do të jetë Hashim Thaçi, ai që do të ngrihet në këmbë për të njohur verdiktin e Gjykatës Speciale. Më pas do të jenë me radhë Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Mendohet se mund të jetë një seancë që mund të shkojë deri në një orë, duke marrë parasysh se çfarë ka ndodhur me seancat e mëparshme të dy ish-komandantëve, ish-luftëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kanë kaluar nëpër Dhomat e Specializuara”, tha ajo.

Seanca pritet të zgjasë rreth një orë, megjithëse kohëzgjatja mund të jetë edhe më e madhe, në varësi të procedurës së ndjekur nga Dhomat e Specializuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari: Prokuroria në Hagë me 28 orë xhirime, mes tyre edhe takimet e Thaçit me gruan

Gazetari i Euronews në Prishtinë, Xhemajl Rexha, foli në një lidhje live me gazetaren Mirela Milori për zhvillimet në Hagë, ku Prokuroria pranë Dhomave të...
20:29 | 10/09/2026

Çfarë fshihet pas lëvizjeve të Ramës dhe Berishës? Politologu: Problemet që nxorën njerëzit në shesh janë aty

Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në studion e “Tonight” me Mirela Milorin, komentoi zhvillimet politike dhe lëvizjet e fundit të Edi Ramës dhe Sali Berishës,...
20:06 | 02/09/2026

Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur këtë të mërkurë në Euronews Albania lidhur me zhvillimet politike brenda dhe jashtë PS-së. Klosi është...
21:56 | 15/07/2026