LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

108 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Edi Rama jep dorëheqjen   

• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 108-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 108 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pavarësisht 108 ditëve të protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • Gjatë fjalimeve, Anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë dhe një nga aktivistet pjesëmarrëse në protestë, deklaroi se bujqësia ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të politikave të ndërmarra nga qeveria e Edi Ramës. • Ajo theksoi se prej tre vitesh ky sektor nuk ka marrë asnjë ndihmë, pas ndaljes së fondeve nga BE për shkak të vjedhjeve të kryera. • Sipas saj, fermerët u detyruan t’i hidhnin produktet e tyre nëpër kanale, sepse kryeministri lejoi produktet e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes Ballkanit të Hapur. • Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor gjatë tubimit.

9 artikuj për këtë temë.

3 ORE ME PARE

Mbyllet protesta e 108-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë

108 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e
Pamje nga protesta

TIRANË- Protestuesit kanë mbyllur ditën e 108-të të revoltës qytetare me thirrjet 'Nesër më shumë". Pas marshimit në rrugët e Tiranës, dhe qëndresës në formë mbështetje për protestuesit e arrestuar në Bllokun e Sigurisë protestuesit janë shpërndarë.

Protestuesit kanë paralajmëruar tubim ditën e enjte përballë Kuvendit, ndërsa kërkesat e tyre mbeten të njejtat./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Marshimi i protestuesve/ Qëndres te Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Nuk jeni vetëm

108 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e
Pamje nga qëndresa te Blloku i Sigurisë

TIRANË- Protestuesit kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë gjatë marshimit në ditën e 108-të të revoltës qytetare. Nën thirrjet "Nuk jeni vetëm","Lironi shqipet", "Gjithë Shqipëria është me ju", ata kanë vijuar qëdresën e tyre te Blloku i sigurisë në formë mbështetje për protestuesit e arrestuar.

Kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama, si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

4 ORE ME PARE

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës, janë hajdutë të pangopur

108 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e
Silvana Hoxha Xhaferri

TIRANË- Anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë dhe aktivistja Silvana Hoxha Xhaferri gjatë fjalës së saj në protestën e sotme, deklaroi se bujqësia në Shqipëri ndodhet në një gjendje të rëndë, duke ia lënë fajin situatës së politikave. Sipas saj, sektori nuk ka marrë mbështetje prej tre vitesh, ndërsa fondet e Bashkimit Evropian janë ndërprerë dhe me to është abuzuar.

Xhaferri tha gjithashtu se fermerët janë përballur me vështirësi të mëdha në shitjen e prodhimeve të tyre, deri në detyrimin për ti hedhur ato në kanale. Ajo e lidhi situatën me lejimin e hyrjes së produkteve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut në tregun shqiptar, përmes nismës së Ballkanit të Hapur.

“Fieri, Berati, Përmeti e Lushnja sa produkte të tyre hodhën në kanale? Sepse Ballkani i Hapur solli produktet e Serbisë, Maqedonisë se ato shtete e subvencionojnë fermerin, e forcojnë fshatarin. Ata të rinj që janë larguar nga fshati për të mbështetur familjet, dhe janë këtu në Tiranë, ata që kërkojnë revolucion.

Qumështi, sa litra u hodhën në kanalet e Lushnjes se oligarkët vendosën çmimin që të ishte aq i ulët sa fermeri s’e përballoi dot as prodhimin në 2024. Dhe kostoja e jetesës e jona në qytet rritet sepse është më mirë për këtë qeveri që të sjellë produktet nga jashtë dhe kjo është arsyeja se pse fermerët i keni kudo dhe flasin me zemër për këtë protestë.”, tha ajo.

4 ORE ME PARE

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Taulant Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh (VIDEO)

108 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e
Taulant Balla

TIRANË- Gjatë ditës së 108-të të protestës kundër qeverisë dhe klasës politike, protestuesit kanë pikasur kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla teksa qëndronte i ulur në ambientet e jashtme të një lokali pranë stadiumit “Air Albania“ në Tiranë.

Siç shihet edhe në video, në momentin që qytetarët shohin Ballën të ulur, i drejtohetn me thirrje në kor, “O hajdut!”, “O kriminel!” dhe “O Taulant, o hajdut!”.

Në video dëgjohen thirrjet e protestuesve, ndërsa Balla me një kapele dhe me telefon në vesh ngrihet nga tavolina dhe largohet nga ambienti i jashtëm i lokalit. Përballja me qytetarët vjen në një kohë kur protesta vijon prej 108 ditësh, me pjesëmarrësit që largimin e qeverisë Rama dhe gjithë klasës politike./Dosja.al

 
5 ORE ME PARE

Protesta e 108-të/ Mbyllen fjalimet përballë Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

108 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e
Pamje nga marshimi

TIRANË- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet përballë godinës së Kryeministrisë, dhe kanë nisur marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit. 

Ata pritet të marshojnë në rrugët e kryeqytetit, ndërsa kanë bërë thirrje për një tubim përballë Kuvendit ditën e enjet. Kërkesat e qytetarëve mbeten të njetat, dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

6 ORE ME PARE

FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta qytetare në Tiranë: Me ç'fytyrë i ngjitesh pushtetit

108 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e
Pankarta

TIRANË- Protesta e 108-të në Tiranë kundër klasës politike është shoqëruar me pankarta pikante që i përcjellin një mesazh qeverisë. 

“Rama jashtë-problem me shqiptarët. Balluku në Tiranë-problem me qytetarët. Kur popullit i fshihesh, me ç’fytyrë pushtetit i ngjitesh?”, shkruhet në një pankartë.

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët janë grumbulluar si çdo ditë në sheshin Skënderbej për të vijuar më tej marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Kërkesat mbetet të pandryshuara, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

108 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e
Pamje nga marshimi

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot 108 ditë të revoltës qytetare kundër klasës politike. Pas grumbullimit të protestuesve në sheshin Skënderbej, ata kanë vijuar marshimin drejt godinës së Kryeministrisë ku do të mbahen fjalime nga organizatorët e protestës dhe qytetarët e pranishëm.

Sakaq, kërkesat e protestuesve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Protesta ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ku disa prej tyre e kanë cilësuar si qëndresa më e gjatë e mbajtur nga populli shqiptar./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Dita e 108-të e protestës/ Qytetarët nisin grumbullimin në sheshin Skënderbej

108 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e
Pamje nga protestat në Tiranë

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar sot ditën e 108-të të revoltës qytetare kundër klasës politike. Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej, për të vijuar më tej marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Kërkesat e protestuesve mbeten të njejtat. Ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit të vendit Edi Rama, si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al 

18 ORE ME PARE

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Sot dita e 108-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

108 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e
Foto ilustruse

TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 108-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë të shumtë në numër mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al

protesta kunder qeverise rama

Sondazh

Poll

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe