Djali i Jakup Krasniqit tregon mesazhin që ia dha i ati, ja çfarë i tha

15 Shtator 2026 | 19:55

Kur kanë mbetur më pak se 15 orë deri në shpalljen e vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, djali i Jakup Krasniqit, Altini, ka thënë se këto orë do ta kenë një rëndësi shumë të madhe.

Ai tha se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe beson se krerët e saj kanë bërë luftë për dinjitetin e popullit shqiptar.

Krasniqi tregoi edhe për mesazhet dhe kurajon që ia ka dhënë i ati, Jakupi, duke thënë se ai është shprehur se lufta e secili bashkëluftëtar ka qenë e drejtë dhe për lirinë e popullit shqiptar.

“Sa herë jemi takuar me babin gjithmonë na ka dhënë motiv dhe na ka dhënë një kurajo. Ka thënë që lufta e UÇK-së, jo veç e imja, por e secilit ushtar dhe secilit që është duke u gjykuar këtu, ka qenë e drejtë, për dinjitet dhe për lirinë e popullit shqiptar. UÇK-ja ka bërë luftë të pastër edhe nuk ka asnjë vendim që mundet me ndryshuar krenarinë që ka ky popull për këtë Ushtri Çlirimtare të Kosovës”, tha Krasniqi për KosovaPress.

Më tej ai tha se e ka ëndërruar lirimin e babait të tij dhe se ndiejnë dhimbje pasi ai është në paraburgim, por shtoi se dhimbja më e madhe do të ishte nëse Jakup Krasniqi nuk do të kishte qenë pjesë e UÇK-së.

Normal unë e kam ëndërruar, unë jam shumë krenar për rrugën që ka zgjedhur baba im. Unë normal që ndiej dhimbje, po dhimbja ime më e madhe do të ishte nëse babai im nuk kish qenë pjesës së, pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesë e shtetndërtimit të Kosovës, kështu që jam krenar çfarëdo që vendimi të merret sot, ai dhe shokët e tij kanë me qenë heronjtë e Kosovës dhe kanë me qenë krenaria e jonë”, tha ai.

Krasniqi tutje u shpreh se do ta apelojnë çdo vendim që nuk do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa në rast se vendimi nuk është pozitiv, ai duhet marrë me qetësi dhe me maturi.

Duhet të jemi bashkë, kjo është përtej politikës, duhet me u larguar prej përçarjeve që i kemi në këto momente si popull, duhet me u bë bashkë edhe vetëm bashkë mundemi me ecur përpara, me zhvilluar vendin tonë edhe me krijuar një vend që është demokratik, po, me krijuar një vend që ec përpara. Ne si familje dhe pjesa e ekipës tonë mbrojtëse do të apelojë çdo vendim që nuk është i drejtë. Besoj që duhet me u marrë me qetësi, me maturi dhe me shikuar çfarë po ndodh nesër. Prova nuk ka, dëshmi nuk ka që e inkriminon luftën e UÇK-së, edhe çdo vendim që nuk është në pafajësinë e tyre është i padrejtë dhe politik”, u shpreh Krasniqi.

Seanca ku do të jepet vendimi i shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të nisë nesër me fillim nga ora 10:00.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verdikti për ish-drejtuesit e UÇK-së, gazetarja e Euronews nga Haga: Thaçi do ngrihet i pari në këmbë

Gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mualaj, raportoi nga Haga se qytetarë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës e më gjerë janë...
19:46 | 15/09/2026

NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

Këshilli i Atlantikut të Veriut u mblodh sot në formatin e KFOR-it, duke përfshirë partnerët që kontribuojnë me trupa, për një diskutim me Komandantin e...
18:36 | 15/09/2026

Strategic Group dhe Princi Naif Al Saud hapin epokë të re: Mbi 10 miliardë dollarë investime për Kosovën dhe Shqipërinë

Strategic Group ka nënshkruar një marrëveshje strategjike historike me Lartmadhërinë e Tij Mbretërore, Princin Naif bin Abdullah bin Saud bin Abdulaziz Al Saud, duke hapur...
15:44 | 15/09/2026