web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nuk e harrojmë Ardit Gjoklajn"/ Protestuesi: Hajdut e zvarranik si Veliaj, s'ka parë Tirana

15 Shtator 2026, 19:53, Aktualitet CNA

"Nuk e harrojmë Ardit Gjoklajn"/ Protestuesi: Hajdut e zvarranik

Në ditën e 108 të protestës, qytetarët po mbajnë fjalimet e tyre përpara Kryeministrisë.

Në fjalën e mbajtur, njëri prej tyre tha se pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në burg Veliajn, radhën e ka Edi Rama.

Protestuesi tha se qytetarët nuk e harrojnë Ardit Gjoklajn dhe as inceneratorët që nuk ekzistojnë.

Më tej, qytetari tha se të gjithë e dinë që hajdut e zvarranik si Veliaj nuk ka parë ky qytet.

“Veliaj u la në burg sot nga Gjykata e Lartë. Radhën pas tij e ka Rama dhe Balluku. Ne nuk e harrojmë Ardit Gjoklajn, nuk e falim Teatrin, nuk harrojmë as 2 milionë pemët, që nuk ekzistojnë. Inceneratorët nuk ekzistojnë. Janë dhënë vetëm para, që Veliaj të lajë fytyrën. Nuk ka qytetar në Tiranë që nuk e di që hajdut e zvarranik si ai nuk ka parë ky qytet”, tha ai./CNA





Lajmet e fundit nga