Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

TRAGJEDI në Venecia! Aksidenti me varkë "u pret jetën në mes" çiftit të sapomartuar, e reja shtatëzënë gjendet pas tre ditësh në ujërat e ftohta

Shkruar nga Newsbomb
TRAGJEDI në Venecia! Aksidenti me varkë "u pret jetën
Foto nga vendi i ngjarjes, çifti i sapomartuar

Gabriella Querino dhe Sean Michieli kishin vetëm tre muaj që ishin martuar, në agimin e mëngjesit të së shtunës të dy u nisën për shëtije në lagunë, në Venecia në Itali, por fati nuk qe me ta. Teksa të dy ndërruan pas një aksiddenti ujor.

Trupi i Gabriella-s, e cila ishte shtatzënë u arrit të gjendej vetëm sot tre ditë më vonë, ndërsa bashkëshorti i saj mbeti fillimisht i plagosur dhe u transportua në spital por nuk mundi dot t’i mbijetonte goditjes së marrë në tru duke ndërruar jetë në mbrëmjen e 13 shtatorit.

Varka e vogël me të cilën po udhëtonin Gabriella dhe Sean u përplas me një taksi uji pranë ishullit Tessera , pak larg aeroportit. Prokuroria e Venedikut ka hapur një çështje për vrasje detare dhe shoferi i taksisë ujore është nën hetim. Burri nuk është lënduar dhe po i nënshtrohet testeve të zakonshme në këto raste, raporton rainews.it

Hetuesit tani do të duhet të rindërtojnë dinamikën e aksidentit dhe të përcaktojnë çdo përgjegjësi . Ndër elementët që duhen sqaruar janë metodat e navigimit të dy anijeve dhe sekuenca e saktë e impaktit .

Ngjarja bëhet akoma edhe më e dhimbshme nga fakti që familja Micheli, po përjeton të njëjtën tragjedi për herë të dytë, xhaxhai i Seanit, në vitin 2007 humbi jetën në një aksident me varkë kur ishte vetëm 19 vjeç.

Tashmë autoritetet do të duhet të përcaktojnë se çfarë ndodhi atë agim të shtune në ujërat e lagunës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese