“Policia masa për të ndaluar grumbullimet para gjykatës”, gazetarja e Euronews raporton nga Haga

15 Shtator 2026 | 20:15

Qytetarë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, vende të ndryshme të Evropës, si dhe nga diaspora më e gjerë, janë mbledhur në Hagë në pritje të vendimit për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj, raportoi nga Haga se qytetarët janë zhvendosur nga zona pranë Gjykatës Speciale, pasi autoritetet kanë marrë masa për të shmangur grumbullimet pranë godinës së institucionit.

Sipas Mulajt, policia ka lejuar që qytetarët të mblidhen në një tjetër hapësirë, ku pritet të vendoset edhe një ekran i madh për ndjekjen e shpalljes së vendimit.

“Jemi zhvendosur nga gjykata e Hagës, pasi policia kishte marrë të gjitha masat që të mos lejonte grumbullimet. Qytetarët e ardhur nga Kosova, Shqipëria, Amerika dhe vende të tjera janë orientuar drejt një vendi tjetër, ku u është dhënë leje të grumbullohen për të pritur vendimin”, raportoi Mulaj.

Ajo bëri me dije se grumbullimi i qytetarëve ka nisur prej vendeve të ndryshme ku jetojnë shqiptarë, ndërsa për mbrëmjen e së martës është paralajmëruar një tubim, ku do të ndiqet drejtpërdrejt shpallja e verdiktit.

“Janë mbledhur si dikur, në solidaritet me UÇK-në, për të mbështetur katër ish-drejtuesit e saj, të cilët nesër presin një verdikt të rëndësishëm për ta, por edhe për Kosovën dhe luftën çlirimtare të Kosovës”, tha gazetarja.

Vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin pritet të shpallet të mërkurën, në seancën që do të nisë në orën 10:00. Verdikti do të përcillet edhe në gjuhën shqipe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen 2 automjete (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar të martën pranë kryqëzimit të Gocajve, në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete, ndërsa si pasojë...
17:31 | 15/09/2026

Turizmi nxit konsumin, tregtia rritet 6.8%, shitjet e karburanteve shtohen 8.4%

Tregtia me pakicë ka shënuar një rritje prej 6.8% në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2025-ës. Rritjen më të...
16:30 | 15/09/2026

Strategic Group dhe Princi Naif Al Saud hapin epokë të re: Mbi 10 miliardë dollarë investime për Kosovën dhe Shqipërinë

Strategic Group ka nënshkruar një marrëveshje strategjike historike me Lartmadhërinë e Tij Mbretërore, Princin Naif bin Abdullah bin Saud bin Abdulaziz Al Saud, duke hapur...
15:44 | 15/09/2026