Kongresmeni amerikan: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të rrezikonte paqen në Kosovë

15 Shtator 2026 | 18:24

Kongresisti amerikan Keith Self ka deklaruar se tërheqja e trupave të SHBA-së nga KFOR-i do të përbënte kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Self, i cili kryeson Nënkomisionin për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se prania forcave të shtetit të tij vazhdon të jetë vendimtare për sigurinë në rajon.

“KFOR-i është bastioni aktual i paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja qeveritë e njohin atë si çelës për shmangien e konfliktit”, deklaroi ai, në një takim të Komitetit për Punë të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, transmeton KosovaPress.

Sipas kongresistit republikan, anëtarësimi në NATO është elementi më i rëndësishëm për sigurinë afatgjatë të Kosovës. Deri në arritjen e këtij synimi, ai vlerësoi se misioni i KFOR-it mbetet i pazëvendësueshëm.

Self e cilësoi Kosovën si shtet të pavarur, demokratik dhe partner strategjik të Shteteve të Bashkuara.

Ai u bëri thirrje Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Këto janë 4 shtetet e NATO-s që vazhdojnë të mos e njohin atë.

“Është koha që vendet mosnjohëse ta pranojnë faktin se Kosova është këtu për të qëndruar”, theksoi Self.

Sipas tij, qëndrimi i këtyre shteteve po e pengon integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike. Ai e konsideroi këtë pengesën më të madhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Kongresisti kujtoi se ka sponsorizuar Rezolutën 1246 të Dhomës së Përfaqësuesve. Dokumenti mbështet integrimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Policia masa për të ndaluar grumbullimet para gjykatës”, gazetarja e Euronews raporton nga Haga

Qytetarë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, vende të ndryshme të Evropës, si dhe nga diaspora më e gjerë, janë mbledhur në Hagë në pritje të vendimit...
20:15 | 15/09/2026

Djali i Jakup Krasniqit tregon mesazhin që ia dha i ati, ja çfarë i tha

Kur kanë mbetur më pak se 15 orë deri në shpalljen e vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare...
19:55 | 15/09/2026

Verdikti për ish-drejtuesit e UÇK-së, gazetarja e Euronews nga Haga: Thaçi do ngrihet i pari në këmbë

Gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj, raportoi nga Haga se qytetarë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës e më gjerë janë...
19:46 | 15/09/2026