AKTUALITET /

“Të enjten, ora 10:00, të gjithë tek Parlamenti i Krimit!”, aktivisti: Do kalojnë me urgjencë 5 ligje antishqiptare!

Gjatë fjalës së tij, një nga aktivistët tha se në këtë seancë do të kalohen me urgjencë pesë ligje, të cilat ai i cilësoi si “antishqiptare” dhe që, sipas tij, synojnë grabitjen e pasurive të shqiptarëve.

Shkruar nga Versus

“Të enjten, ora 10:00, të gjithë tek Parlamenti i

Në ditën e 108-të protestës kundër qeverisë, protestuesit kanë lajmëruar sërish një tubim para Kuvendit i cili do të nisë punimet në orën 10:00 paraditen e së enjtes.

Gjatë fjalës së tij, një nga aktivistët tha se në këtë seancë do të kalohen me urgjencë pesë ligje, të cilat ai i cilësoi si “antishqiptare” dhe që, sipas tij, synojnë grabitjen e pasurive të shqiptarëve.

“Një njoftim i rëndësishëm, ditën e enjte, Parlamenti i Krimit rimblidhet sërish në orën 10:00, për të kaluar me urgjencë 5 ligje antishqiptare, që janë për grabitjen e shqiptarëve.

Prandaj, kush thotë që dua përshkallëzim, atje është sheshi, atje është mejdani, atje janë kriminelët, atje janë tradhtarët. Mos gjeni justifikime! Ditën e enjte, ora 10:00, të gjithë te Parlamenti i Krimit”, tha aktivisti.

Poll