Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kosova “sy e veshë” nga Haga nesër, spitali kryesor i Prishtinës merr masa

Shkruar nga Newsbomb
Kosova “sy e veshë” nga Haga nesër, spitali kryesor i
Foto ilustruese

Kosova është gjithë “sy e veshë” ditën e nesërme nga Haga, ku do të jepet vendimi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Ndërkohë përgatijet kanë nisur edhe në sistemin shëndetësor. Ku sipas raportimeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është zhvilluar sot një mbledhje e jashtëzakonshme me drejtuesit e klinikave dhe njësive të institucionit.

Gjatë së cilës është kërkuar mobilizim dhe organizim i brendshëm për situata të mundshme që mund të krijohen pas shpalljes së verdiktit. Duke u theksuar sigurimi dhe gatishmëria e materialeve mjekësore, sa u përket kryesisht pajisjeve të ndihmës së parë.

Kujtojmë se ditën e nesërme në seancën gjyqësore e cila fillon në orën 10:00, pritet që Gjykata Speciale të japë vendimin për katër ish-krerët e UÇK-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese