POLITIKË /

Kuvend dhe protestë/ Të enjten 5 ministra në interpelancë. Jashtë paralajmërohet reagim qytetar

Protestuesit kanë lajmëruar sërish protestë jashtë dyerve të godinës, duke kundërshtuar 5 pr.ligjet që pritet të kalojnë.

Shkruar nga Versus

Kuvend dhe protestë/ Të enjten 5 ministra në interpelancë.

Kuvendi do të mblidhet të enjten, më 17 shtator, në seancë plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar disa interpelanca me ministra, si dhe votimi i projektligjit për ndryshimin e pagave të magjistratëve.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të zhvillojnë katër interpelanca urgjente me ministrat e Mjedisit, Punëve të Brendshme, Arsimit dhe Shëndetësisë. Kërkesat për këto interpelanca janë depozituar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Gjithashtu, do të zhvillohet dhe një interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, e kërkuar nga deputeti demokrat Blendi Himçi.

Ndërsa protestuesit kanë lajmëruar sërish protestë jashtë dyerve të godinës, duke kundërshtuar 5 pr.ligjet që pritet të kalojnë.

Pas interpelancave, Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe votojë disa projektligje, mes tyre ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën dhe Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës.

Në rendin e ditës është edhe projektligji për ndryshimin e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, që lidhet me formulën e pagave të magjistratëve./Versus.al

 

Poll