LIVE UPDATES
Politike

Kongresisti amerikan Keith Self: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të rrezikonte paqen në Kosovë

Sipas kongresistit republikan, anëtarësimi në NATO është elementi më i rëndësishëm për sigurinë afatgjatë të Kosovës. Deri në arritjen e këtij synimi, ai vlerësoi se misioni i KFOR-it mbetet i pazëvendësueshëm.

15 Shtator 2026, 20:39 Nga E. D
Kongresisti amerikan Keith Self: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do
Keith Self

SHBA- Kongresisti amerikan Keith Self ka deklaruar se tërheqja e trupave të SHBA-së nga KFOR-i do të përbënte kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Self, i cili kryeson Nënkomisionin për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se prania forcave të shtetit të tij vazhdon të jetë vendimtare për sigurinë në rajon. 

"KFOR-i është bastioni aktual i paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja qeveritë e njohin atë si çelës për shmangien e konfliktit”, deklaroi ai, në një takim të Komitetit për Punë të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, transmeton KosovaPress.

Sipas kongresistit republikan, anëtarësimi në NATO është elementi më i rëndësishëm për sigurinë afatgjatë të Kosovës. Deri në arritjen e këtij synimi, ai vlerësoi se misioni i KFOR-it mbetet i pazëvendësueshëm. Self e cilësoi Kosovën si shtet të pavarur, demokratik dhe partner strategjik të Shteteve të Bashkuara. Ai u bëri thirrje Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Është koha që vendet mosnjohëse ta pranojnë faktin se Kosova është këtu për të qëndruar”, theksoi Self.

Sipas tij, qëndrimi i këtyre shteteve po e pengon integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike. Ai e konsideroi këtë pengesën më të madhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Kongresisti kujtoi se ka sponsorizuar Rezolutën 1246 të Dhomës së Përfaqësuesve.

Dokumenti mbështet integrimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara. Duke folur për zhvillimet politike në Kosovë, Self u bëri thirrje liderëve që të bashkëpunojnë për zgjedhjen e presidentit.

“Sfidat me të cilat përballet Kosova brenda vendit dhe ndërkombëtarisht kërkojnë funksionimin e institucioneve, veçanërisht zgjedhjen zyrtare të presidentit”, tha ai.

Self përmendi edhe vizitën e tij në Kosovë dhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai tha se delegacioni kongresional kishte takuar zyrtarë, opozitarë, përfaqësues të shoqërisë civile, studentë dhe drejtues ushtarakë. Një pjesë e vizitës ishte përqendruar në pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Self theksoi se mbrojtja e të drejtave të pakicave është thelbësore për stabilitetin rajonal.

Ai kërkoi lëvizje të lirë ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, bllokimi i pikave kufitare për arsye politike është i panevojshëm dhe nxit tensione Kongresisti kritikoi Qeverinë e Serbisë për refuzimin e njohjes së Kosovës dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Ai përmendi nderimet shtetërore të bëra gjatë funeralit të Ratko Mlladiqit, të dënuar për gjenocidin në Srebrenicë.

Self paralajmëroi se lufta hibride, urrejtja dhe diskriminimi vazhdojnë të jenë të pranishme në Ballkan. Mospërgatitja për përshkallëzime të mundshme, sipas tij, mund të ketë pasoja të rënda. Ai kërkoi që administrata amerikane të propozojë sa më shpejt ambasadorë për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut./Dosja.al

keith self

Sondazh

Poll

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe

"Nuk jam shitësi i Shqipërisë"/ Rama për Sazanin: Nuk investojmë për ujin dhe dritat

Çështja e Sazanit dhe Zvërnecit, Rama: Janë dy projekte, por të njëjtët investitorë

Rama në Vlorë, takime me strukturat dhe qytetarët për reformën territoriale