Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 108 e protestës, qytetarët: Rama jepe dorëheqjen

VIDEO/ Protestuesit ‘zënë mat’ Taulant Ballën: O hajdut, o kriminel

20:54, 15/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët në protestë kanë ‘zënë mat’ kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ishte në zonën e stadiumit ‘Air Albania’.

Në pamjet e publikuara nga Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, Balla ishte ulur në kafe, kur protestuesit i janë drejtuar me fjalët ‘o hajdut, Taulant Balla o kriminel’. Kur Balla e ka vënë re se ishte zbuluar, është ngritur nga tavolina ku ishte dhe është futur me shpejtësi brenda kafes ku po qëndronte.

‘Taon e përshëndesin siç e meriton! Ju lumtë!’, shkruan kryedemokrati Sali Berisha bashkëngjitur me videon e bërë publike në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco