• Kontakt
Tuesday, September 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

OKB ngre alarmin për inteligjencën artificiale: Rreziqe të paprecedentë

21:10 : 15/09/2026
në BOTA

Kombet e Bashkuara kanë ngritur alarmin për rreziqet që mund të sjellë zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale, ndërsa paralajmërimet për nevojën e rregullimit po përplasen me qëndrimin e administratës së Donald Trump, e cila kundërshton kufizimet e reja.

Çështja pritet të diskutohet javën e ardhshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në një mbledhje të dedikuar inteligjencës artificiale dhe sigurisë. Franca, si presidente e radhës e Këshillit, ka bërë të ditur se AI do të jetë “në krye të agjendës”, përfshirë edhe diskutimin mbi “kërcënimin ekzistencial që AI mund t’i kanosë njerëzimit”.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, u ka bërë thirrje shteteve dhe kompanive për “veprim urgjent” për të qeverisur sistemet më të avancuara të inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar për “rreziqe të paprecedentë”.

Sipas tij, sistemet autonome të AI-së mund të jenë në gjendje të kryejnë vetë një sërë operacionesh, duke ndërprerë komunikimet, bllokuar shërbime thelbësore, goditur infrastrukturën kritike dhe përshpejtuar sulmet kibernetike. Në aspektin ushtarak, OKB-ja paralajmëron se inteligjenca artificiale po rrit tashmë shpejtësinë dhe përmasat e konflikteve.

Nga Kombet e Bashkuara theksohet gjithashtu se vetërregullimi nuk është i mjaftueshëm. “Asnjë shtet nuk mund ta rregullojë i vetëm këtë teknologji”, është argumenti i ngritur në lidhje me nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar.

Lexo edhe:

“Po ekspozon jetën e njerëzve”/ OKB kërkon ndërhyrje urgjente për Inteligjencën Artificiale

Alarm për bombë në shkollën “Edit Durham”, arrestohet autori i telefonatës kërcënuese (Emri)

Kryeministri kanadez Mark Carney po kërkon krijimin e një “Këshilli për Stabilitetin Teknologjik”, një mekanizëm të përhershëm për sigurinë teknologjike, të ngjashëm me strukturat që merren me stabilitetin financiar. Sipas tij, nevojitet koordinim për të krahasuar rregullat kombëtare, verifikuar rreziqet e modeleve më të fuqishme dhe ndërtuar standarde të përbashkëta.

Ndërkohë, edhe Kina e ka vendosur sigurinë e inteligjencës artificiale në qendër të debatit, por duke e lidhur atë ngushtë me konkurrencën teknologjike me Shtetet e Bashkuara.

Ministri kinez i Sigurisë së Shtetit, Chen Yixin, ka publikuar një artikull me titull “Ndërtimi i një barriere të plotë për sigurinë e inteligjencës artificiale”. Në të, AI cilësohet njëkohësisht si “fushëbeteja kryesore” e konkurrencës teknologjike globale dhe si burim i ri rreziqesh për sigurinë kombëtare.

Chen paralajmëron edhe për rrezikun e monopolizimit teknologjik nga SHBA-të, duke akuzuar disa vende se po përdorin argumentin e sigurisë kombëtare për të kufizuar aksesin në fuqinë llogaritëse dhe çipat.

Në krahun tjetër, Donald Trump kundërshton idenë e vendosjes së kufizimeve të reja ndaj inteligjencës artificiale dhe qendrave të të dhënave. Në një reagim në Truth Social, ai e ka cilësuar debatin për kufizimet si një “komplot të sëmurë” kundër AI-së dhe qendrave të të dhënave.

“Mbrojtja e vetme që i nevojitet AI-së është një president i fortë dhe i zgjuar, me një koeficient të lartë inteligjence, dhe Shtetet e Bashkuara e kanë një të tillë”, ka shkruar Trump.

Administrata amerikane argumenton se ngadalësimi i zhvillimit të inteligjencës artificiale do t’i jepte avantazh Kinës. Përballë kësaj gare teknologjike mes dy fuqive të mëdha, përpjekjet ndërkombëtare për rregullimin e AI-së përballen me sfidën e gjetjes së një ekuilibri mes sigurisë, inovacionit dhe konkurrencës globale.

Etiketa: alarminteligjenca artificialeOKB

Lajme të lidhura

BOTA

“Po ekspozon jetën e njerëzve”/ OKB kërkon ndërhyrje urgjente për Inteligjencën Artificiale

18:01 : 14/09/2026
AKTUALITET

Alarm për bombë në shkollën “Edit Durham”, arrestohet autori i telefonatës kërcënuese (Emri)

10:28 : 14/09/2026
BOTA

OKB zgjat sanksionet ndaj Sudanit dhe embargon e armëve

18:24 : 11/09/2026
BOTA

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në zhvillimin e armëve biologjike

20:34 : 10/09/2026
BOTA

Shefi i të drejtave të njeriut në OKB thirrje shteteve të ndalojnë shitjen e armëve në Izrael

18:46 : 07/09/2026
BOTA

Një pamje ndryshe e botës/ OKB miraton rezolutën për një hartë të re

15:08 : 07/09/2026

TË GJITHA

OKB ngre alarmin për inteligjencën artificiale: Rreziqe të paprecedentë

21:10 : 15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

21:00 : 15/09/2026

Video/ Pas Ballukut, edhe Balla përballet me protestuesit: O hajdut, o hajdut

20:53 : 15/09/2026

Ja sa miliona jetë mund të shpëtojë një taksë 3% mbi pasurinë e miliarderëve

20:40 : 15/09/2026

Rama përballë drejtësisë që reformoi

20:33 : 15/09/2026

Tre të vrarë nga të shtënat me armë në një dyqan në Stamboll

20:27 : 15/09/2026

40 vjedhje në banesa, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

20:19 : 15/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com