POLITIKË /

Hapet Konsullata Shqiptare në Napoli, Rama ndan foto nga ceremonia

Rama vizitoi edhe Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale” të Napolit, një prej qendrave historike të studimeve albanologjike dhe njëkohësisht katedra më e vjetër e gjuhës shqipe

Shkruar nga Versus

Hapet Konsullata Shqiptare në Napoli, Rama ndan foto nga ceremonia

U hap sot në Napoli Konsullata e Nderit të Republikës së Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau foto nga ceremonia e hapjes së Konsullatës Shqiptare në Napoli, si dhe nga takimet me rektorët e universiteteve dhe me përfaqësuesit e katedrës së gjuhës shqipe.

Rama vizitoi edhe Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale” të Napolit, një prej qendrave historike të studimeve albanologjike dhe njëkohësisht katedra më e vjetër e gjuhës shqipe, e themeluar nga Jeronim De Rada dhe intelektualë arbëreshë.

Kjo katedër mbart një traditë të rëndësishme në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Në takimin me stafin akademik të universitetit, kryeministri Rama vlerësoi rëndësinë e kësaj tradite dhe theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e një rrjeti më të strukturuar, që do të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe pasurimin e mëtejshëm të studimeve dhe trashëgimisë shqiptare./Versus.al

 

Poll