Rasti i trajtuar në emisionin “Stop”, këtë të martë, më 15 shtator, lidhet me qytetarin Viktor Thaqi, i cili tregon, se më 22 gusht 2026 po udhëtonte drejt Shkodrës, kur automjeti, ku ndodhej me bashkëshorten në drejtim, u përplas me një furgon.
Pas aksidentit, të dy drejtuesit u ndëshkuan me gjobë për manovra të gabuara dhe goditje, ndërsa drejtuesi tjetër rezultoi edhe nën efektin e alkoolit dhe u gjobit me 180 mijë lekë të vjetra.
Punonjësi i policisë, që shkoi në vendngjarje, pranon, se nuk e ka parë aksidentin dhe se masën e ka vendosur, bazuar në deklaratat kontradiktore të dy drejtuesve.
Eksperti autoteknik Gëzim Hoxha ngre pikëpyetje mbi mënyrën e përcaktimit të përgjegjësisë. Sipas tij, në një përplasje ka një mjet, që godet dhe një tjetër, që goditet, ndaj nuk mund të trajtohen automatikisht të dy drejtuesit si autorë të së njëjtës shkelje.
———–
Qytetari – Si je?
Polici – Ça bane?
Qytetari – Ti e ke bërë atje, që godasin njëri-tjetrin.
Polici –Të dy thonë, njëni thotë më ka godit ai, tjetri thotë më ka godit ai. A e kupton shokun tënd? Janë të dy deklaratat ashtu. Kur kam qenë unë tu ik për punë, unë i kam pa të dy të parkum.
Qytetari – Po atë e gjete me alkool 1.25?
Polici –Jo 1.25, jo 1.25 shkon në kokërr të burgut ai, po është 0.21.
Qytetari – Po kamerat e kësaj, i merr dot?
Polici –Jo s’i marr dot. Kam shku me i marrë dhe nuk i marr dot.
Qytetari – Nuk i kanë, apo s’i japin?
Polici –O vlla, nuk e di! Unë thjesht kam ardh, kam pyet edhe për vete, që mos të më ndodhin këto.
Qytetari – Po!
Polici –Kto gjonash, jo po ishte, jo po s’ishte. S’punon kamera,- tha, kaq. Kaq më ka thënë. Nuk ia marr dot me zor kurrkujt, asnjënit. Kamerat i merr vetëm me vendim prokurorie, vlla.
Qytetari – Unë atje, që kërkoj të anulloj gjobën, e anulloj, sepse nuk është vënë e saktë.
Polici – Shumë mirë! Në qoftë se ti arrin me marrë kamerat, mund ta anullosh, o vlla, se unë gjobën e bëj në bazë të deklaratës. /Emisioni STOP












