109 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Edi Rama jep dorëheqjen
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta qytetare në Tiranë: Me ç'fytyrë i ngjitesh pushtetit 15 Shtator, 19:23 ...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta qytetare në Tiranë: Me ç'fytyrë i ngjitesh pushtetit 15 Shtator, 19:23 ...
"KFOR me rëndësi për stabilitetin në Ballkan"/ Daniel Lawton: Administrata e Trump po angazhohet në nivele të lart...
Pagat e magjistratëve/ Zv.kryetari i GJL kundër formulës së PS: Nuk e realizon standardin e vendosur nga Kushtetuesja 15 Sh...
Gjykata Kushtetuese tha se arresti i tij ishte jo proporcional/ Gjykata e Lartë shqyrton sot masën e sigurisë ndaj Erio...
Pas takimit të komandantit të KFOR-it, Ozgan Ulutash me Këshillin e Atlantikut të Veriut, aleanca tha se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për të.
NATO ka rikonfirmuar se angazhiimi për sigurinë në Kosovë mbetet “i palëkundur”, duke theksuar se misioni paqeruajtës i saj, KFOR është i gatshëm t’iu përgjigjet “një sërë skenarësh të sigurisë”. Pas takimit të komandantit të KFOR-it, Ozgan Ulutash me Këshillin e Atlantikut të Veriut, aleanca tha se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për të.
“Angazhimi i aleancës për të mbështetur sigurinë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal mbetet i palëkundur”, tha NATO-ja.
Aleanca ushtarake perëndimore tha se Ulutash njoftoi Këshillin për përpjekjet e KFOR-it.
“Ai ndau gjithashtu pikëpamjet e tij për përpjekjet e vazhdueshme për të optimizuar dislokimin e KFOR-it, proces që vjen si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Kosovë. Procesi i optimizimit synon të sigurojë që misioni të mbetet i aftë për përmbushjen e detyrës. Ai bazohet në kushtet në terren, po zbatohet gradualisht dhe do të jetë plotësisht i kthyeshëm, nëse zhvillimet përkatëse të sigurisë e kërkojnë një gjë të tillë”, u tha në njoftimin e aleancës ushtarake perëndimore.
Për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë në terren, më herët NATO-ja ka njoftuar se do të zvogëlojë praninë e saj në Kosovë, por ka paralajmëruar se vendimi mund të zhbëhet, varësisht nga situata e sigurisë.
Të martën, NATO tha se KFOR-i do të vazhdojë të ketë numrin e duhur të personelit, pajisjeve, trajnimeve dhe organizimit për të zbatuar “mandatin dhe do të ruajë kapacitetet, gatishmërinë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për t’iu përgjigjur një sërë skenarësh të sigurisë”.
“NATO-ja vazhdon gjithashtu të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si kornizë për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha NATO-ja.
Njoftimi vjen një ditë pasi shefi i NATO-s, Mark Rutte, po ashtu deklaroi në Bruksel se përkushtimi i aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar.
Sipas Ruttes, KFOR-i është në aty, në Kosovë, për të siguruar që NATO-ja të kontribuojë në stabilitet dhe paqe, ndërsa misioni paqeruajtës i aleancës, sipas tij, ka kontribuar për më shumë se dy dekada në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë.
“Kjo vlen edhe sot, pavarësisht se çfarë lajmesh mund të vijnë këtë javë ose në periudhën e ardhshme, por edhe sa i përket zotimit afatgjatë për paqe dhe siguri në Kosovë”, tha Rutte më 14 shtator kur u pyet nga gazetarët nëse është i shqetësuar për trazira të dhunshme të mundshme në Kosovë dhe rajon si rezultat i vendimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pavarësisht se si do të jetë ai.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin më 16 shtator aktgjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, në rastin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të katërt janë deklaruar të pafajshëm për dhjetë pikat e aktakuzës.
Në prag të shpalljes së aktgjykimit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës kanë këshilluar shtetasit e tyre në Kosovë që të shmangin lëvizjet më 16 shtator, duke argumentuar se ka paralajmërime për tubime dhe demonstrata të mundshme./REL
pamjet HAGË- Atmosfera para Gjykatës Speciale në Hagë është intensifikuar në orët e fundit, në prag t&eum...
Droga e sekuestruar AUSTRI- Një 37-vjeçar shqiptar dhe një 32-vjeçar austriak janë arrestuar në Vjenë, pasi dyshohen...
Pamje nga arrestimet ITALI- Katër shqiptarë, të moshave 24 deri në 38 vjeç, janë arrestuar në Itali, pasi dyshohen se ...
pamjet HAGË- Masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm pranë Gjykatës Speciale në Hagë, vetëm pak orë para sh...
Pamje nga marshimi TIRANË- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet përballë godinës së Kryeministrisë, dhe kanë nisur ma...
Protestuesi TIRANË- Një protestues i pranishëm në ditën e 108-të të protestës qytetare në Tiranë ka ...
Zegjine Çaushi ROSOKOVEC- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar lidhur me ngjarjen e bërë publike n&...
pamjet KOSOVË- Në qytete të ndryshme të Kosovës janë vendosur flamuj, emblema të Ushtrisë Çlirimtare t&...
Pankarta TIRANË- Protesta e 108-të në Tiranë kundër klasës politike është shoqëruar me pankarta pikante që...
Pamje nga marshimi TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot 108 ditë të revoltës qytetare kundër klas&eu...