LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së, rrugët mbushen me flamuj e mbishkrime për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin: Shpallini të pafajshëm (PAMJET)

• Pas më shumë se tre vitesh proces gjyqësor në Hagë, nesër, më 16 shtator, pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. • Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar zyrtarisht se seanca për shpalljen e vendimit do të zhvillohet të mërkurën në orën 10:00. • Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe. • Katër ish-drejtuesit e UÇK-së përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgim të paligjshëm, torturë, vrasje dhe zhdukje të detyruar. • Prokuroria ka kërkuar dënime me nga 45 vite burgim për secilin, ndërsa mbrojtja ka kërkuar lirimin e plotë të tyre. • Tashmë sytë janë drejtuar nga Haga, ndërsa në Kosovë pritet me tension dhe interes të madh momenti kur trupi gjykues do të shpallë fatin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së, në një vendim që pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme për Kosovën në vitet e fundit. • I pari që do ta dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi. • Pas tij do të jetë Kadri Veseli, më pas Rexhep Selimi dhe në fund Jakup Krasniqi. • Për secilin prej tyre do të shqyrtohen një nga një dhjetë pikat e aktakuzës. • Aktakuza përmban gjashtë pika për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte. • Ndërkohë që kanë mbetur vetëm disa orë nga shpallja e vendimit, Kosova është mbuluar nga flamujt e UÇK-së, fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe thirrjet për lirimin e tyre. • “Çlirimtarë, sillni në shtëpi”, “Liria ka emër” dhe “Heronj të luftës dhe paqes” janë disa prej mbishkrimeve që kanë mbushur rrugët dhe sheshet. • Në Prishtinë dhe qytete të tjera janë vendosur edhe ekrane me numërimin mbrapsht të orëve deri në momentin kur katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëgjojnë vendimin e gjykatës. • Në të gjitha xhamitë e vendit është vendosur flamuri i UÇK-së ndërkohë që qytetet janë stolisur me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës. • Në Prishtinë shihen makina me flamuj të UÇK-së dhe portretet e Thaçit e Veselit, ndërsa në ndërtesën e Radio Kosovës është vendosur mbishkrimi i madh “Liria ka emër”. • Qindra shqiptarë janë mbledhur edhe në Hagë pranë ndërtesës së gjykatës, duke valëvitur flamuj të UÇK-së dhe flamuj kuq e zi, ndërsa me këngë patriotike dhe thirrje kanë shprehur mbështetjen e tyre për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin. • Pamjet nga Haga tregojnë një numër të madh qytetarësh, të ardhur nga Kosova, Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës. 

11 artikuj për këtë temë.

2 MINUTA ME PARE

“Nata e pritjes”! Nga Kosova në Hagë, shqiptarët presin vendimin për krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e

HAGË- Pak metra larg Gjykatës Speciale, qindra shqiptarë janë mbledhur sonte me flamuj kombëtarë e pankarta patriotike në përkrahje të krerëve të UÇK-së, vendimi për të cilët do të jepet nesër.

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e

Po ashtu, sonte është vendosur “Ora e Pritjes”, si e fundit përpara vendimit të madh. Qytetarë janë mbledhur edhe në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për ta pritur vendimin e Speciales për katërshen e UÇK-së.

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e

Gjithashtu edhe në Skënderaj dhe në komuna të tjera të Kosovës janë mbledhur qytetarë për ta pritur në qiell të hapur verdiktin e Dhomave të Specializuara.

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e

Nesër, me fillim nga ora 10:00 do të nisë seanca e fundit ku do të jepet verdikti final i shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin./Dosja.al

8 MINUTA ME PARE

Shtohen masat e sigurisë në Hagë, policia paralajmëron shqiptarët: Do të konfiskohen flamujt me shtiza dhe objektet e rrezikshme

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e
Shqiptarë në pritje të verdiktit të Hagës

HAGË- Policia holandeze ka njoftuar qytetarët e mbledhur pranë Gjykatës Speciale në Hagë për masat e sigurisë që do të zbatohen gjatë shpalljes së vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Sipas mediave të Kosovës, efektivët kanë bërë të ditur se do të konfiskohen flamujt me shtiza, shtizat e vendosura në rrugë, si edhe çdo objekt që mund të përdoret për të shkaktuar lëndime gjatë grumbullimeve.

Për këtë arsye, qytetarëve që ndodhen pranë Gjykatës Speciale u është kërkuar të respektojnë masat e vendosura dhe të shmangin vendosjen e flamujve me shtiza apo objekteve të tjera që mund të konsiderohen rrezik për sigurinë./Dosja.al

22 MINUTA ME PARE

"Nana e përqafoi sa mundi"/ Gani Thaçi rrëfen ditën kur Hashimi u nis për në Hagë: Çlirimtarët që sakrifikuan për Kosovën përfunduan në burgjet e...

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e
 Gani Thaçi

KOSOVË- Gani Thaçi, vëllai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer për herë të parë momentin e ndarjes së vëllait të tij me nënën, pak para se ai të nisej drejt Hagës. Në një intervistë për Televizionin Dukagjini, Gani Thaçi tha se kanë kaluar gati gjashtë vjet nga dita kur Hashim Thaçi u largua nga shtëpia për tu nisur drejt Hagës, ku më pas u arrestua dhe u mbajt në paraburgim.

Duke kujtuar momentet para nisjes, ai tregoi se Hashim Thaçi e kishte ditur se do të largohej dhe ishte përshëndetur me nënën e tyre. Gani Thaçi foli edhe për vitet që pasuan arrestimin e Hashim Thaçit dhe qëndrimin e tij në paraburgim në Hagë. Ai tha se familja nuk e kishte menduar se njerëzit që, sipas tij, kishin sakrifikuar gjatë luftës do të përfundonin të burgosur jashtë Kosovës.

Duke folur për procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë, Gani Thaçi tha se familja pret lirimin e plotë. Në fund të intervistës, ai tha se institucionet e Kosovës kanë qenë pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së, por sipas tij, shteti dhe Ministria e Drejtësisë kanë pasur mundësi të bëjnë më shumë.

“Ky moment ishte një ditë përpara, para se me udhëtu, se Hashimi e ka dijtë që ka me shku anej, Hashimi u përshëndet I tha ka me shku në një rrugë, edhe i tha që ndoshta do të vonohem, nana shumë e kthjellët, e përqafojë sa mujti, e ka dijtë që Hashimi, kur u dal të dyert ajo ka ba me dorë, ishte e fundit, para shkuarjes. Asnjëherë se kemi mendu se një çlirimtarë, ose disa burra që i prijnë luftës, që sakrifikuan shumë që do të na burgosen, nëpër burgjet e kazamatet e jashtme.

Përjetimi ishte i rëndë edhe për vëlluan, edhe për neve që na morën vëlluan, edhe për shokët që i kemi, që janë disa burra, që Kosova është zor, me pas ka pas, por zor që lind. Përjetimet janë të rënda, sepse kemi pas vuajtje shpirtërore. Presim lirim, se s’ka asnjë argument, të gjitha këti janë të montume, nga Serbia, Rusia dhe disa elemente tjera shqipfolës, nëse nuk është lirim I përgjithshëm nuk është asgjë. Kosova do të mbetet keq, presim lirim të plotë, me na ardh ata burra prej Hage. Shteti ka mujt me bë më shumë, ministria e Drejtësisë, kanë mujt me bë më shumë”, deklaroi Thaçi./Dosja.al

45 MINUTA ME PARE

Sytë nga Haga/ Specialja zbulon sa do të zgjasë shpallja e vendimit ndaj ish krerëve të UÇK-së

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e
Katër ish-krerët e UÇK-së

HAGË- Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se shpallja e aktgjykimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të zgjasë rreth dy orë. Sipas njoftimit zyrtar, seanca do të nisë në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë në orën 12:00. 

Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe. Katër ish-drejtuesit e UÇK-së përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgim të paligjshëm, torturë, vrasje dhe zhdukje të detyruar.

I pari që do ta dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi. Pas tij do të jetë Kadri Veseli, më pas Rexhep Selimi dhe në fund Jakup Krasniqi. Për secilin prej tyre do të shqyrtohen një nga një dhjetë pikat e aktakuzës./Dosja.al

1 ORE ME PARE

VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosferë emocionuese me këngë patriotike dhe flamuj kuq e zi

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e
pamjet

HAGË- Atmosfera para Gjykatës Speciale në Hagë është intensifikuar në orët e fundit, në prag të shpalljes së vendimit të shkallës së parë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qindra shqiptarë janë mbledhur pranë ndërtesës së gjykatës, duke valëvitur flamuj të UÇK-së dhe flamuj kuq e zi, ndërsa me këngë patriotike dhe thirrje kanë shprehur mbështetjen e tyre për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Pamjet nga Haga tregojnë një numër të madh qytetarësh, të ardhur nga Kosova, Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës. Mbështetësit kanë udhëtuar drejt Hagës për të qenë të pranishëm në ditën kur pritet të publikohet verdikti për ish-drejtuesit e UÇK-së. Krahas tubimit të qytetarëve, në zonën pranë gjykatës është vërejtur edhe prani e shtuar e forcave të policisë, të cilat kanë vendosur masa sigurie për mbarëvajtjen e situatës.

Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë nesër vendimin e shkallës së parë për katër ish-krerët e UÇK-së. Procesi gjyqësor është ndjekur me interes të madh në Kosovë dhe në mesin e shqiptarëve në diasporë. Ndërkohë, prania e qindra mbështetësve në Hagë ka krijuar një atmosferë të ngarkuar emocionalisht, me këngë patriotike, flamuj dhe mesazhe solidariteti për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, për dinjitet dhe për lirinë e popullit shqiptar"! Djali i Jakup Krasniqit tregon për mesazhet që ia ka dhënë i ati gjatë vizitave në Hagë

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e
Altin Krasniqi

HAGË- Teksa kanë mbetur vetëm pak orë nga shpallja e vendimit të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, edhe Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përcjellë një mesazh.

Ai tha se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe beson se krerët e saj kanë bërë luftë për dinjitetin e popullit shqiptar. Krasniqi tregoi edhe për mesazhet dhe kurajon që ia ka dhënë i ati, duke thënë se ai është shprehur se lufta e secili bashkëluftëtar ka qenë e drejtë dhe për lirinë e popullit shqiptar.

“Sa herë jemi takuar me babin gjithmonë na ka dhënë motiv dhe na ka dhënë një kurajo. Ka thënë që lufta e UÇK-së, jo veç e jemja, por e secilit ushtar dhe secilit që është duke u gjykuar këtu, ka qenë e drejtë, për dinjitet dhe për lirinë e popullit shqiptar. UÇK-ja ka bërë luftë të pastër edhe nuk ka asnjë vendim që mundet me ndryshuar krenarinë që ka ky popull për këtë Ushtri Çlirimtare të Kosovës”, tha Krasniqi.

Më tej, ai tha se e ka ëndërruar lirimin e babait të tij dhe se ndiejnë dhimbje pasi ai është në paraburgim, por shtoi se dhimbja më e madhe do të ishte nëse Jakup Krasniqi nuk do të kishte qenë pjesë e UÇK-së.

"Normal unë e kam ëndërruar, unë jam shumë krenar për rrugën që ka zgjedhur baba im. Unë normal që ndiej dhimbje, po dhimbja ime më e madhe do të ishte nëse babai im nuk kish qenë pjesës së, pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesë e shtetndërtimit të Kosovës, kështu që jam krenar çfarëdo që vendimi të merret sot, ai dhe shokët e tij kanë me qenë heronjtë e Kosovës dhe kanë me qenë krenaria e jonë”, tha ai.

Djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës tha më tej se do ta apelojnë çdo vendim që nuk do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa në rast se vendimi nuk është pozitiv, ai duhet marrë me qetësi dhe me maturi.

"Duhet të jemi bashkë, kjo është përtej politikës, duhet me u larguar prej përçarjeve që i kemi në këto momente si popull, duhet me u bë bashkë edhe vetëm bashkë mundemi me ecur përpara, me zhvilluar vendin tonë edhe me krijuar një vend që është demokratik, po, me krijuar një vend që ec përpara. Ne si familje dhe pjesa e ekipës tonë mbrojtëse do të apelojë çdo vendim që nuk është i drejtë. Besoj që duhet me u marrë me qetësi, me maturi dhe me shikuar çfarë po ndodh nesër. Prova nuk ka, dëshmi nuk ka që e inkriminon luftën e UÇK-së, edhe çdo vendim që nuk është në pafajësinë e tyre është i padrejtë dhe politik”, u shpreh Krasniqi.

Seanca ku do të jepet vendimi i shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të nisë nesër në orën 10:00./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK-së, policia holandeze zbarkon te Gjykata në Hagë: Largohuni, nuk lejohet të qëndroni

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e
pamjet

HAGË- Masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm pranë Gjykatës Speciale në Hagë, vetëm pak orë para shpalljes së vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Sipas KosovaPress, policia holandeze është vendosur para ndërtesës së gjykatës dhe u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që ndodheshin aty të largohen.

Një prej oficerëve u tha të pranishmëve se kishte urdhër që askush të mos qëndronte më shumë se dy minuta përpara ndërtesës, pavarësisht se zona është pronë publike. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

“Nëse qëndroni këtu për dy minuta është në rregull, por nëse jo, atëherë duhet të lëvizni andej. Nuk lejohet (qëndrimi). Kaq është, kjo është arsyeja. Nuk lejohet të qëndroni përpara Tribunalit, duhet të shkoni në atë drejtim. Kjo është ajo që po ua them. Për informacione, mund ta kontaktoni zëdhënësin e policisë. Nëse doni, mund të shkoni në Manifeld, pasi atje do të mbahet një demonstratë më vonë”, tha polici holandez.

Nesër në orën 10:00 do të nisë seanca ku trupi gjykues do ta jep verdikin e shkallës së parë për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin./Dosja.al

3 ORE ME PARE

FOTOLAJM/ Kosova ‘vishet’ me flamuj e portrete para aktgjykimit në Hagë: Çlirimtarë, sillni në shtëpi

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e
pamjet

KOSOVË- Në qytete të ndryshme të Kosovës janë vendosur flamuj, emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fotografi të ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj tyre në Hagë, në disa prej qyteteve janë vendosur edhe orë që numërojnë kohën e mbetur deri në momentin e vendimit.

 SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e
“Çlirimtarë, sillni në shtëpi”, shkruhet në një prej billbordeve të vendosura në qendër të Prishtinës, ku kanë mbetur më pak se 24 orë deri në shpalljen e aktgjykimit.

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e

Katër ish-eprorët e UÇK-së akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktgjykimi pritet të shpallet paraditen e 16 shtatorit.

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e

Vendimi konsiderohet një prej më të rëndësishmëve të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila u themelua në vitin 2015 për trajtimin e pretendimeve për krime të kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e

Në Kosovë, pritja për aktgjykimin është shoqëruar me thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa vëmendja është përqendruar te ajo që do të vendoset në sallën e gjyqit në Hagë./Dosja.al

4 ORE ME PARE

REL: Sa pushtet kishin? Thaçi dhe të tjerët para verdiktit

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e
Vendimi në shkallë të parë për ish-krerët e UÇK-së shpallet më 16 shtator, 2026.

Më 16 shtator, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dëgjojnë në Hagë nëse shpallen fajtorë apo të pafajshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Verdikti vjen pas më shumë se tre vjetësh gjykim dhe një procesi që nxori përballë dy versione thelbësisht të ndryshme për mënyrën se si funksiononte Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe për pushtetin që kishin katër të akuzuarit brenda saj.

Prokuroria pretendon se ata kishin autoritet të mjaftueshëm për të marrë pjesë në një plan të përbashkët kriminal. Mbrojtja argumenton se UÇK-ja ishte një forcë guerile e decentralizuar dhe se pushteti real shpesh ishte në nivel lokal.

Tani, gjykatësit e Dhomave të Specializuara duhet të përcaktojnë nëse janë kryer krimet e përshkruara në aktakuzë dhe nëse Prokuroria ka provuar përgjegjësinë e secilit prej katër të akuzuarve përtej dyshimit të arsyeshëm. Përgjigjja mund t’i japë këtij vendimi rëndësi edhe përtej rastit.

Nga lufta në Hagë

UÇK-ja doli në skenë në mesin e viteve ’90, pas vitesh të rezistencës paqësore të shqiptarëve të Kosovës ndaj regjimit të dhunshëm të Sllobodan Millosheviqit.

Nga grupe të vogla guerile, ajo u rrit në një forcë që luftonte kundër forcave serbe dhe jugosllave. Deri në vitin 1998, konflikti ishte shndërruar në luftë të hapur. Pas dështimit të bisedimeve të paqes në Rambuje, NATO-ja nisi bombardimet kundër caqeve jugosllave në mars të vitit 1999.

Pas 78 ditësh, Beogradi pranoi të tërhiqte forcat e tij nga Kosova dhe lufta mori fund. Bilanci ishte i rëndë: më shumë se 13.000 njerëz u vranë ose u zhdukën, ndërsa qindra mijëra shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Por, krimet e forcave serbe nuk janë objekt i procesit aktual në Hagë. Ky rast trajton krime të tjera të pretenduara dhe përgjegjësinë individuale të katër të akuzuarve për to. Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin pjesë e udhëheqjes së UÇK-së. Thaçi në krahun politik, Veseli në inteligjencë, Krasniqi si zëdhënës dhe Selimi në Shtabin e Përgjithshëm.

Pas luftës, të katërt kaluan në politikë dhe mbajtën poste të larta shtetërore. Procesi që do t’i çonte në Hagë, mori shtysë nga një raport i Këshillit të Evropës, i hartuar nga ish-senatori zviceran Dick Marty, me pretendime për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë dhe pas luftës.

Në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës ndryshoi Kushtetutën dhe miratoi ligjin që i hapi rrugë krijimit të Dhomave të Specializuara. Ato u bënë pjesë e sistemit juridik të Kosovës, por me gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë dhe selinë në Hagë.

Në nëntor të vitit 2020, pas konfirmimit të aktakuzës, Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit. Ai, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u transferuan në paraburgim në Hagë. Të katërt u deklaruan të pafajshëm.

Për çfarë akuzohen?

Aktakuza përmban dhjetë pika: gjashtë për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte. Ajo përfshin, mes tjerash, akuza për përndjekje, burgosje, arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë.

Sipas aktakuzës, krimet e pretenduara janë kryer së paku nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999, në disa lokacione në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë. Viktimat e pretenduara përfshijnë serbë, romë dhe shqiptarë që konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së.

Në proces janë përfshirë 156 viktima.

Prokuroria pretendon se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, që synonte marrjen dhe ushtrimin e kontrollit mbi Kosovën, përfshirë përmes frikësimit, keqtrajtimit, dhunës dhe largimit të atyre që konsideroheshin kundërshtarë.

Gjykimi nisi më 3 prill të vitit 2023. Gjatë procesit, 134 dëshmitarë dëshmuan në sallën e gjyqit: 125 të thirrur nga Prokuroria, dy nga përfaqësuesi i viktimave dhe shtatë nga mbrojtja.

Në fund, Prokuroria kërkoi që të katërt të shpallen fajtorë në të gjitha pikat e aktakuzës dhe të dënohen me nga 45 vjet burgim. Mbrojtja kërkoi pafajësi.

Dy versione për pushtetin brenda UÇK-së

Një pjesë e rëndësishme e procesit është përqendruar te mënyra se si funksiononte UÇK-ja dhe tek autoriteti real i udhëheqjes së saj. Prokuroria argumentoi se UÇK-ja kishte një strukturë të organizuar dhe se katër të akuzuarit kishin autoritet të mjaftueshëm për të marrë pjesë në një plan të përbashkët për eliminimin e kundërshtarëve.

Mbrojtja paraqiti një version tjetër: UÇK-ja ishte një forcë guerile e decentralizuar dhe Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte kontrollin që ia atribuon Prokuroria. Në mesin e dëshmitarëve të mbrojtjes së Thaçit ishte ish-diplomati amerikan, James Rubin.

“Hashim Thaçi duhej t’u drejtohej këtyre komandantëve të [UÇK-së] për informacion, njohuri, vendime… Kështu që, unë e kam parë duke treguar respekt ndaj tyre për çështjet përmbajtjesore të UÇK-së”, dëshmoi Rubin.

Çfarë duhet të provohet?

Dy forma të përgjegjësisë penale kanë zënë vend të rëndësishëm në debat: “ndërmarrja e përbashkët kriminale” dhe “përgjegjësia komanduese”.

E para lidhet me pyetjen nëse të akuzuarit morën pjesë në një qëllim të përbashkët kriminal. E dyta, mes tjerash, me atë nëse kishin kontroll efektiv mbi vartësit dhe nëse dinin ose kishin arsye të dinin për krimet.

Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, thotë se gjykatësit fillimisht duhet të përcaktojnë nëse Prokuroria e ka provuar ekzistencën e qëllimit të përbashkët kriminal.

“Detyra e parë, mendoj unë, do të jetë të vendoset nëse ky qëllim i përbashkët është vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm dhe, pastaj, natyrisht, të kalohet te vlerësimi i pjesëmarrjes së secilit të pandehur në këtë plan të përbashkët”, thotë Ellis për Radion Evropa e Lirë.

Për përgjegjësinë komanduese, sipas tij, struktura e UÇK-së merr rëndësi të veçantë. Nëse Shtabi i Përgjithshëm kishte autoritet real mbi zonat, kjo mund ta forcojë argumentin e Prokurorisë. Nëse pushteti ishte kryesisht te komandantët lokalë, mund ta dobësojë atë.

Timothy Waters, profesor i së Drejtës në Universitetin e Indianës, e sheh një sfidë tjetër: lidhjen mes krimeve të pretenduara dhe personave që nuk akuzohen se i kanë kryer drejtpërdrejt ato.

“Ajo që nuk kemi është një video që mund të tregojë lidhjen mes atij krimi dhe dikujt si Thaçi… Në shumë prej këtyre rasteve, vetë krimet nuk vihen në dyshim. Por, është lidhja ajo që është shumë e vështirë të provohet”, thotë Waters për Radion Evropa e Lirë.

Pse ky vendim mund të ketë rëndësi përtej rastit?

Juridikisht, në gjyq janë katër individë, jo UÇK-ja. Por, ekspertët thonë se mënyra se si gjykata do t’i trajtojë format e përgjegjësisë penale mund të ketë rëndësi edhe përtej tyre. Waters thotë se teoria e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” mund të shtrihet gjerësisht.

“Askush nuk e thotë formalisht se UÇK-ja është në gjyq, apo diçka e tillë. Në gjyq janë këta katër persona. Por, teoria mbi të cilën mbështetet rasti, nuk përfundon me ta. Logjikisht, ajo shtrihet edhe te shumë njerëz të tjerë”, thotë ai.

Kjo, sipas tij, nuk do të thotë se persona të tjerë do të gjykohen, por se mënyra se si zbatohet kjo teori, mund të ketë implikime më të gjera. Ellis shton se arsyetimi i gjykatës mund të ketë rëndësi edhe për zhvillimin e së drejtës penale ndërkombëtare.

“Kështu funksionon e drejta ndërkombëtare. Ajo vazhdimisht ndërtohet mbi vendimet e mëparshme. Rast pas rasti, vendimet përcaktojnë dhe ripërcaktojnë elemente të teorisë juridike. Pikërisht kjo do të ndodhë edhe këtu”, thotë ai.

Verdikti dhe ajo që vjen pas tij

Vendimi mund të lexohet edhe politikisht. Waters thotë se një dënim mund të përdoret në Serbi për të forcuar narrativin kundër UÇK-së, ndërsa në Kosovë mund të interpretohet si gjykim ndaj luftës çlirimtare.

Një pafajësi, sipas tij, mund të ngrejë pikëpyetje për arritjet e Dhomave të Specializuara.

“Qoftë pafajësi apo dënim, vendimi do të ndikojë në politikën brenda vendit, në rajon dhe në Shtetet e Bashkuara - aq sa SHBA-ja do t’i kushtojë vëmendje”, thotë Waters.

Megjithatë, 16 shtatori nuk do të jetë domosdoshmërisht fundi i procesit. Aktgjykimi i Trupit Gjykues do të jetë i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë. Dhomat e Specializuara kanë dhënë edhe më parë dënime.

Salih Mustafa dhe Pjetër Shala janë dënuar për krime lufte, ndërsa Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj për vepra kundër administrimit të drejtësisë. Thaçi, ndërkohë, përballet edhe me një proces të veçantë për pengim të dyshuar të drejtësisë.

Por, rasti kundër tij, Veselit, Selimit dhe Krasniqit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit është procesi më i gjerë dhe më kompleks që kanë zhvilluar deri tani Dhomat e Specializuara. Aktgjykimi në këtë rast vjen në një moment veçanërisht të ndjeshëm për Kosovën, e cila po përballet me një krizë të thellë politike dhe institucionale./REL

5 ORE ME PARE

Vendimi për Hashim Thaçin/ Ambasadori kroat Zlatko Kramariç: Nuk është mirë që Thaçi të dënohet, shpresoj që procesi të mos jetë politik por i drejtë

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e
Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç

KOSOVA- Gjykata Speciale e Hagës pritet të shpallë ditën e nesërme vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri Zlatko Kramariç u shpreh nga Pogradeci se vendimi që do të shpallet nga gjykata duhet të pranohet, teksa shtoi se një dënim i Thaçit do të ndikonte negativisht në imazhin e Kosovës.

Njëkohësisht, Kramariç ka shtuar në fjalën e tij që Kosova nuk është përgjegjëse për çfarëdollojë vendimi. Ndërsa uroj që procesi të mos ketë qënë politik, por i bazuar në drejtësi.

“Vendimi i gjykatës duhet të pranohet edhe pse mund të jetë i dhimbshëm. Duhet të shohim të dyja anët, nga njëra anë çështjen e Thaçit dhe nga ana tjetër çështjen e Kosovës.

Për shkak të imazhit të shtetit të Kosovës nuk është mirë që Thaçi të dënohet. Sido që të jetë vendimi, nuk është përgjegjësi e Kosovës. Shpresoj që procesi të mos ketë qenë politik, por i drejtë”, tha ambasadori kroat./Dosja.al

6 ORE ME PARE

REL: Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerët e
Ora e pritjes e vendosur në Prishtinë, në prag të vendimit të 16 shtatorit për katërshen e UÇK-së.


Mbi 40.6 milionë euro janë paguar nga buxheti i Kosovës për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Pjesa më e madhe e kësaj shume - rreth 39.8 milionë euro - është shpenzuar për mbrojtjen juridike, sipas të dhënave që Ministria e Drejtësisë e Kosovës ia ka dërguar Radios Evropa e Lirë. Vetëm për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin janë paguar mbi 28.4 milionë euro nga viti 2021 deri më 14 shtator 2026.

Të dhënat bëhen publike në prag të 16 shtatorit, kur katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të dëgjojnë aktgjykimin, pas më shumë se tre vjetësh gjykim. Të katërt, që mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Mbi 28 milionë euro për katër të akuzuarit

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, nga fillimi i pagesave deri më 14 shtator 2026, nga buxheti i Kosovës janë paguar mbi 40.6 milionë euro në kuadër të mbështetjes për personat e akuzuar para Dhomave të Specializuara.

Prej kësaj shume, rreth 39.8 milionë euro janë shpenzuar për mbrojtjen juridike.

Vetëm për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin janë paguar gjithsej rreth 28.47 milionë euro në periudhën 2021-2026.

Sa para u ndanë nga buxheti?

Kosova e ka marrë përsipër me ligj mbështetjen financiare të personave të akuzuar ose potencialisht të akuzuar nga Dhomat e Specializuara, përfshirë mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe formave të tjera të mbështetjes të përcaktuara me ligj.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, për vitet 2020 dhe 2021 së bashku ishin ndarë 14.14 milionë euro për zbatimin e këtij ligji. Në vitin 2022 u ndanë 6.85 milionë euro, në vitin 2023 - 7 milionë, ndërsa në vitin 2024 - 6.85 milionë euro.

Për vitet 2025 dhe 2026 janë ndarë nga 8.05 milionë euro. Këto ndarje arrijnë në rreth 50.95 milionë euro për periudhën 2020-2026. Ministria nuk ka dhënë në përgjigjen e saj shifra për vitet para vitit 2020, ndonëse Radio Evropa e Lirë ka kërkuar të dhëna për secilin vit nga viti 2015.

Të dhënat e buxheteve të Kosovës, të mbledhura nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se ndarjet për këtë qëllim, për periudhën 2018-2026, arrijnë mbi 60 milionë euro.

Ministria e Drejtësisë thotë se aktualisht nuk ka detyrime të papaguara ndaj avokatëve apo përfituesve të tjerë në kuadër të këtij programi.

Pagesat auditohen, por raporti nuk është publik

Shpenzimet për mbrojtjen në Hagë i nënshtrohen auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), por rezultatet e këtij auditimi nuk janë të qasshme për publikun.

Në raportet e auditimit të Ministrisë së Drejtësisë, ZKA-ja ka sqaruar se pagesat nga subvencionet dhe transferet për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave potencialisht të akuzuar janë të klasifikuara në nivelin “i kufizuar”.

Për këtë arsye, ato nuk përfshihen në raportin publik të auditimit të Ministrisë. ZKA-ja thotë se këto pagesa auditohen ndaras dhe se për to përgatitet raport i posaçëm, i cili u komunikohet vetëm palëve përgjegjëse.

Kërkesa për më shumë transparencë

Ndonëse të dhënat nga Ministria e Drejtësisë japin një pasqyrë të detajuar të shpenzimeve për katër të akuzuarit, organizatat që kanë monitoruar këtë çështje, thonë se transparenca për përdorimin e këtyre mjeteve ka qenë problem ndër vite.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, thotë se ky institut ka ngritur që nga viti 2020 shqetësime për mungesën e informatave rreth mënyrës se si shpenzohen paratë publike për mbrojtjen në Hagë.

“Jo rrallëherë kemi parë edhe politizim të partisë në pushtet lidhur me shpenzimet e mbrojtjes, duke publikuar shumat totale për të gjithë të pandehurit, duke ndërtuar jo rrallëherë dhe narrativin sikur shteti po shpenzon miliona euro për të njëjtit”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ellis: Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtare
Sipas Miftarajt, publiku duhet të dijë jo vetëm shumën totale, por edhe sa është paguar për secilin të akuzuar dhe cilat kategori shërbimesh janë mbuluar - pa cenuar konfidencialitetin e mbrojtjes.

Edhe Anton Nrecaj, drejtor në Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillimin Rajonal (CLARD), thotë se duhet bërë dallim i qartë mes buxhetit të ndarë dhe parave të shpenzuara realisht.

“Janë publikuar disa shuma individuale, por jo të gjitha të dhënat janë të plota. Publiku duhet të dijë shumën, periudhën, kategorinë dhe bazën e pagesës, pa cenuar konfidencialitetin e mbrojtjes”, thotë Nrecaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, transparenca duhet të mundësojë edhe verifikimin nëse pagesat janë bërë në përputhje me ligjin, tarifat dhe kompleksitetin e rasteve.

Çfarë paguan shteti?

Baza për financimin nga shteti u krijua në vitin 2015, kur, krahas Ligjit për Dhomat e Specializuara, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe Ligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave potencialisht të akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Ligji u garanton personave që përfshihen në këtë kategori mbështetje financiare për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes, si dhe forma të tjera të mbështetjes të përcaktuara me ligj dhe akte nënligjore.

Ministria e Drejtësisë thotë se shpenzimet për mbrojtjen realizohen në bazë të Udhëzimit Administrativ MD 08/2022 për mbrojtjen juridike të personave potencialisht të akuzuar, të ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2024. Shpenzimet për vizitat e familjarëve mbulohen në bazë të një udhëzimi tjetër administrativ, të miratuar në vitin 2020 dhe të ndryshuar në vitin 2022.

Sipas rregullave në fuqi, një person i akuzuar mund të vizitohet, me mbështetje financiare, nga më së shumti 12 anëtarë të ngushtë të familjes brenda një viti dhe jo më shumë se tre anëtarë të familjes për një vizitë. Dhomat e Specializuara u themeluan në vitin 2015 në bazë të ligjeve të Kosovës, por selinë e kanë në Hagë dhe përbëhen nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Ato trajtojnë pretendime për krime të kryera gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999, të lidhura me ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kompensimi në rast të vendimit të pafajësisë

Ligji dhe një udhëzim administrativ i Ministrisë së Drejtësisë parashohin kompensim për personat e akuzuar para Dhomave të Specializuara që shpallen të pafajshëm me vendim të plotfuqishëm.

Udhëzimi përcakton se e drejta për kompensim për periudhën e privimit nga liria u takon personave ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë dhe është zhvilluar procedurë gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, nëse ata shpallen të pafajshëm me vendim të plotfuqishëm.

Përveç periudhës së privimit nga liria, udhëzimi rregullon edhe kompensimin për dëmin material ose fitimin e humbur, si dhe dëmin jomaterial ose moral. Udhëzimi nuk përcakton një shumë fikse të kompensimit për çdo ditë të kaluar në paraburgim nga një i akuzuar para Dhomave të Specializuara.

Miftaraj thotë se, sipas rregullave dhe praktikës që përdoren për kompensimin e privimit nga liria, shuma ndryshon varësisht nga mënyra se si trajtohet kërkesa dhe rrethanat e rastit.

“Sipas rregulloreve të brendshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, referenca administrative për një ditë privim nga liria në mënyrë të kundërligjshme është deri në 25 euro për ditë. Ndërsa praktika gjyqësore, në rastet kur palët e kanë dërguar rastin e tyre deri në gjykatë, ka shkuar nga 30 deri në 60 euro dita, varësisht nga rrethanat e rastit”, shpjegon Miftaraj.

Me aktgjykimin e 16 shtatorit, procesi ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së mund të hyjë në një fazë të re.Të dyja palët do të kenë mundësi apelimi, ndërsa ligji parasheh mbështetje financiare edhe gjatë vazhdimit të procedurave gjyqësore./REL

ish-krerët e uÇk-së

Sondazh

Poll

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas

"Pushteti është kafshë e përbindshme", Rama për Metën: Talent që s’e mbajti dot peshën!

Rama: U shkel vija e kuqe midis pushteteve! SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama pritet me protesta në Vlorë, qytetari: Nuk mund të na impononi si doni ju

Rama pritet me protesta në Vlorë/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Baki Goxhaj dhe 3 të tjerë

Rama për Arben Ahmetajn:Kisha investuar në një maskë karnavalesh,jo në një aset publik për tu besuar

Tirana shembull absurd, deputetët të frustruar në kulm"/Rama:Kryeqyteti po vuan mungesën e drejtimit

Grupe kriminale në zgjedhjet e 2025-ës? Rama mbron ish-kreun e SPAK: Padrejtësi e madhe