web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita e 108/ Protestuesit shkojnë te "Mine Peza"

15 Shtator 2026, 21:41, Aktualitet CNA

Dita e 108/ Protestuesit shkojnë te "Mine Peza"

Në ditën e 108 të protestës, pas marshimit në rrugët e kryeqytetit kanë shkuar përpara bllokut të sigurisë “Mine Peza”.

Qytetarët shkuan në mbështetje të protestuesve të arrestuar në tubimet e mëparshme.

Me thirrjet “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”, protestuesit qëndrojnë përpara bllokut të sigurisë.

Ashtu si dhe në ditët e tjera, protestuesit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, marshuan më pas drejt Kryeministrisë ku mbajtën dhe fjalimet e tyre.

Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së qeverisë nisën marshimin në rrugët e Tiranës./CNA





Lajmet e fundit nga