‘Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë’, Berisha: Nesër, sytë e shqiptarëve drejt Hagës

15 Shtator 2026 | 22:06

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Berisha shprehet se pret një vendim pafajësie për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke i cilësuar ata “heronj të çlirimit të Kosovës”, bën me dije zyra e shtypit e PD.

Në reagimin e tij, Berisha thekson gjithashtu se çdo vendim i gjykatës duhet respektuar dhe kundërshton çdo kërcënim ndaj Kosovës, rendit dhe sigurisë së saj.

‘Nesër është një ditë e veçantë!

Nesër në Hagë, gjykata, pas një procesi të zgjatur gjashtëvjeçar, shpall vendimin e marrë kohë më parë për ish-udhëheqësit politikë të Kosovës. Të gjithë ata që me interes të veçantë kanë ndjekur këtë proces, nuk kanë dëgjuar apo lexuar një provë të vetme që mbështet akuzat për të cilat ata u arrestuan. Ndaj, për çdo shqiptar, për ish-udhëheqësit politikë të Kosovës mund të ketë vetëm një vendim: pafajësinë dhe vetëm pafajësinë e tyre. Dhe urojmë që ata të kthehen të pafajshëm siç janë, kryelartë, heroj të çlirimit të Kosovës.
Por kërcënimet që i bëhen Kosovës, rendit, paqes dhe sigurisë së saj në rast të një vendimi ndryshe nga Gjykata e Hagës, janë absolutisht të papranueshme, absurde dhe të dënueshme. Kosova nuk mund të paguajë asgjë për një vendim gjyqësor të padrejtë!’, thuhet ne mesazhin e Berishës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Policia masa për të ndaluar grumbullimet para gjykatës”, gazetarja e Euronews raporton nga Haga

Qytetarë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, vende të ndryshme të Evropës, si dhe nga diaspora më e gjerë, janë mbledhur në Hagë në pritje të vendimit...
20:15 | 15/09/2026

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen 2 automjete (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar të martën pranë kryqëzimit të Gocajve, në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete, ndërsa si pasojë...
17:31 | 15/09/2026

Turizmi nxit konsumin, tregtia rritet 6.8%, shitjet e karburanteve shtohen 8.4%

Tregtia me pakicë ka shënuar një rritje prej 6.8% në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2025-ës. Rritjen më të...
16:30 | 15/09/2026