Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në kongresin e drejtësisë në Tiranë

15 Shtator 2026 | 22:13

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, së bashku me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Romë, ku janë pritur në Palazzo del Quirinale nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Në aktivitet, ku mori pjesë edhe një delegacion i përbërë nga anëtarë të bordeve drejtuese të World Jurist Association dhe World Law Foundation, u diskutua për zhvillimin e edicionit të radhës të World Law Congress Albania 2027, i cili do të zhvillohet në Tiranë në muajin maj dhe do të mbledhë personalitete të drejtësisë globale.

Gjatë takimit u konfirmua zyrtarisht se Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, do të marrë pjesë si i ftuar nderi në këtë ngjarje, së bashku me Mbretin Felipe VI të Spanjës, si dhe autoritete të larta të institucioneve dhe drejtësisë ndërkombëtare.

Përzgjedhja e Shqipërisë për të organizuar një ngjarje të tillë prestigjioze përfaqëson një nder të veçantë për vendin, si dhe një dëshmi se puna, standardet dhe funksionimi i institucioneve të larta të drejtësisë dhe gjyqësorit po vlerësohen gjithnjë e më shumë nga partnerët ndërkombëtarë.

Ky besim nuk përbën vetëm një vlerësim për organizimin e një aktiviteti ndërkombëtar, por edhe një tregues të mënyrës se si institucionet shqiptare të drejtësisë perceptohen në marrëdhëniet me komunitetin juridik ndërkombëtar, si institucione me të cilat mund të ndërtohet dialog, bashkëpunim dhe partneritet në nivel të lartë.

Gjykata e Lartë, si bashkëorganizatore e WLC 2027, mbetet e përkushtuar në misionin e saj për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke garantuar që Shqipëria të jetë në lartësinë e pritshmërive për të pritur liderët e botës së drejtësisë në vitin 2027.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama drejt SHBA-së për Asamblenë e OKB-së, takime dhe me komunitetin shqiptar në Amerikë

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 19 shtator, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të...
21:56 | 15/09/2026

“U bë gjysh katër herë”, djali i Jakup Krasniqit flet nga Haga: Nesër presim pafajësi

Në një lidhje nga Haga për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetarja e Euronews, Esmeralda Mualaj, mori një intervistë me djalin e Jakup Krasniqit, Altin...
21:54 | 15/09/2026

Gazetari tregon çfarë pritet pas vendimit të Gjykatës së Lartë: Ky ishte treni i fundit për Veliajn

Gazetari i Euronews Eni Ferhati foli në një lidhje direkte për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tregoi detaje nga seanca në Gjykatën e Lartë,...
21:31 | 15/09/2026