E martë, 15 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Anis Mehmeti nuk zhgënjen, i shënon Arsenalit në Kupë

Ilustrim · Vizion Plus

Anis Mehmeti nuk zhgënjen, shënon sapo i jepet mundësia. Ylli i Kombëtares shqiptare, i lënë në hije nga trajneri i Ipsuiçit në ndeshjet e Premier League, duke mos u grumbulluar, ka shënuar mbrëmjen e sotme në EFL Cup përballë Arsenalit.

Edhe pse goli i Mehmetit shërben vetëm si statistikë në këtë sfidë, pasi Arsenali udhëhiqte me rezultatin 4-0, ka peshë për vetë futbollistin, i cili tregoi vlerat e tij.

Një mbrëmje për t’u harruar për Ipsuiçin kjo e sotmja, por jo për Anis Mehmetin, i cili gjeti golin, sapo iu dha mundësia.

Ylli kuqezi ishte rreziku i vetëm konstant për skuadrën e tij në këtë sfidë, duke i shënuar një gol Arsenalit, por dhe i vetmi që tentoi të shënonte në pjesën e parë.

Anis Mehmeti realizoi golin e tij për këtë vit futbollistik në minutën e 62-të të takimit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.