Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tre orë para momentit historik për katërshen e UÇK-së, qytetarët e gdhijnë në sheshin “Skëndërbeu”: Do jemi këtu deri në LIRI (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Tre orë para momentit historik për katërshen e
Qytetarët e gdhijnë në sheshin “Skëndërbeu”

Mëngjesi i së mërkurës i gjeti dhjetëra qytetarë në sheshin “Skëndërbeu” në Kosovë, të cilët prej mbrëmjes së djeshme u ulën këmbëkryq në pritje të momentit historik për ish-krerët e UÇK-së, kur Gjykata e Hagës pritet të dalë me vendim për katërshen, të cilët ndodhen në paraburgim prej gjashtë vitesh pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. 

Siç mund të shikohet dhe në videon e mëposhtme, qytetarët të buzëqeshur dhe me flamuj mbi shpinë numërojnë minutat e fundit që i ndajnë ata nga ora 10 e mëngjesit të sotëm kur pritet që Gjykata e Hagës të dalë me vendim për udhëheqësit e UÇK-së.

“Çohu Kosovë! Edhe më pak se 4 orë deri në vendim. Do të jemi këtu - deri në LIRI!”, shkruhet në postimin e ndarë në Facebook.

Siç raportuam dhe dje,  në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë u vendos një ekran i madh për ndjekjen e drejtpërdrejtë të seancës nga Haga, ku dhe u  shtruan qilima të kuq dhe u ndezën flakadanë, ndërsa qindra qytetarë krahë njëri-tjetrit mbushën rrugët e kryeqytetit të Kosovës në pritje të një vendimi të drejtë për ish-krerët.

Grumbullime ka pasur dhe në Hagë, ku në orët e vona të mbrëmjes së djeshme shqiptarët u bënë bashkë në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Po ashtu flamuri i UÇK-së është vendosur edhe në xhamitë në mbarë Kosovës, vendim ky i cili thuhet se është marrë nga Bashkësia Islame e Kosovës, që  ka urdhëruar që të gjitha strukturat dhe institucionet e saj të stolisen me flamurin e UÇK-së.

Komuna e Prishtinës ka dalë publikisht me kërkesë ndaj shkollave të kryeqytetit, nga të cilat kërkon që ora e parë e mësimit të së mërkurës t'i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historisë së luftës dhe procesit në Hagë.

Në shkresën e bërë nga Drejtoria e Arsimit, të gjitha nxënësit ftohen që të trajtojnë, rëndësinë e luftës së UÇK-së, sakrificën për lirinë dhe shtet-ndërtimin, duke kërkuar që t’i kushtohet vëmendje e veçantë dhe procesit të nesërme gjyqësor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese