SHBA ka harxhuar 38 miliardë dollarë në luftën me Iranin
Lufta e Shteteve të Bashkuara në Iran ka kushtuar rreth 38 miliardë dollarë vetëm në gjashtë muaj ndërsa shpenzimet prite të rriten me rreth 3 miliardë dollarë për çdo muaj të ardhshëm,.
Shifrat janë bërë publike nga zyra e pavarur e buxhetit të kongresit amerikan, në një kohë që administrata e presidentit Trump po kërkon mënyra për ti dhënë fund konfliktit dhe për të rihapur ngushticën kritike të Hormuzit.
Sipas raportit, lufta mund të ndikojë edhe ekonominë amerikane duke rritur inflacionin me rreth 0.5 përqind në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Pjesa më e madhe e kostove lidhet me përdorimin masiv të municioneve dhe raketave.
Kongresi vlerëson se mund të duhen deri në 5 vite për të rikthyer rezervat ushtarake në nivelet e mëparshme.
Por përveç municioneve, SHBA të kanë pësuar humbje të konsiderueshme edhe në pajisjet ushtarake.
18 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur. Gjithashtu 42 avionë ushtarakë janë humbur ose dëmtuar gjatë operacioneve në konflikt ndërsa numri i dronëve është rreth 30.
Raporti paralajmëron se mungesa e municioneve dhe dëmtimi i pajisjeve mund të dobësojnë aftësinë e SHBA-së për t’iu përgjigjur një konflikti tjetër të madh, veçanërisht në rast të përshkallëzimit të tensioneve mes Kinës dhe Tajvanit.
“Ndoshta do të të vrasin”, batuta e Trump për kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një çelës për në Shtëpinë e Bardhë
Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion
Rusia mban zgjedhjet e para që nga nisja e pushtimit të Ukrainës
- 07:39 “Presim lirimin”, gjithë sytë e shqiptarëve nga Haga, 3 orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së
- 22:34 Çfarë pritet të ndodhë në Hagë? Ish-ambasadori: Jam i shqetësuar, janë shpenzuar 500 mln euro për…
- 22:30 “Zjarret e lirisë” ndizen në Prishtinë, qytetarët presin verdiktin për ish-krerët e UÇK-së
- 22:13 Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në kongresin e drejtësisë në Tiranë
- 22:06 ‘Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë’, Berisha: Nesër, sytë e shqiptarëve drejt Hagës
- 21:56 Rama drejt SHBA-së për Asamblenë e OKB-së, takime dhe me komunitetin shqiptar në Amerikë