Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Shqiptarët me sy e veshë nga Haga, vajza e Jakup Krasniqit emocionin me postimin, e bija puth portretin e gjyshit: Nuk jam e lirë pa lirinë tënde

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarët me sy e veshë nga Haga, vajza e Jakup Krasniqit emocionin
Mbesa e Jakup Krasniqit, qytetarët në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Momentet e ethshme kur Gjykata e Hagës pritet të shpallë verdiktin përfundimtar për katërshen e UÇK-së po afrojnë, ndërsa njerëzit së bashku me familjarët e ish-krerëve presin plot emocion vendimin.

Qindra mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova janë sot gjithë sy e veshë nga Haga, ku pritet të vuloset pas gjashtë vitesh paraburgim drejtësia për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin. Ndërsa familjarët e tyre janë në pritje të shpalljes së një vendimi të drejtë për udhëheqësit e UÇK-së, nën ethet e emocioneve ata presin që kryefamiljarët e tyre të shpallen të pafajshëm.

Një video e ëmbël e postuar pak orë para momentit historik, nga vajza e Jakup Krasniqit, ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Vajza e saj, një biondinë e vogël me sy të shkruar shfaqet duke puthur portretin e gjyshit të saj, ndërsa përbri postimi Gresa Krasniqi shkruan: Nuk jam e lirë pa lirinë tënde gjysh!

Tashmë kanë mbetur vetëm dy orë nga momenti historik në Gjykatën e Hagës, teksa me dorë në zemër, shqiptarët anë e mbanë botës presin lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët luftuan kundër çnjerëzimit të bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës nga serbët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese