Rama në ceremoninë e hapjes së Konsullatës Shqiptare në Napoli: Italia është ‘alter egoja’ jonë evropiane
Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e djeshme në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së re Shqiptare në Napoli. Gjatë këtij aktiviteti, ai e vlerësoi përfaqësinë e re si një derë të hapur mes dy realiteteve me afërsi të jashtëzakonshme historike dhe njerëzore.
Në fjalën e tij, Rama e cilësoi Italinë si “alter egoja evropiane“ të Shqipërisë, duke theksuar partneritetin e thellë strategjik mes dy vendeve. Ai u shpreh gjithashtu se shqiptarët janë “napolitanët e anës tjetër të detit” dhe shprehu kënaqësinë për valëvitjen e flamurit shqiptar krah atij italian.
“Sot jemi këtu jo për të hapur një konsullatë në kuptimin e ngushtë të fjalës, por për të hapur një derë mes dy realiteteve që historikisht kanë qenë shumë pranë dhe që, njerëzisht, janë shumë, shumë të ngjashme.
Mes Shqipërisë dhe Italisë ekziston tashmë një partneritet strategjik, solid dhe i thellë, por unë e urrej kur më shkruajnë në fjalimet e mia se Italia është një nga partnerët tanë kryesorë ekonomikë, politikë dhe europianë, sepse kjo vlen për shumë vende të tjera.
Italia nuk është ajo. Italia është alter egoja jonë europiane.
Dhe Napoli është pasqyra jonë nga kjo anë e detit, sepse ne jemi napolitanët e anës tjetër dhe jemi krenarë që jemi të tillë dhe nuk duam të bëhemi milanezë, për të thënë.
Unë jam këtu shumë i lumtur që po e jetoj këtë moment gëzimi, këtë moment ku, edhe pse nuk po, le të themi, shpallim Republikën Shqiptare të Napolit, por gjithsesi kemi hapur së bashku një derë ku është flamuri i Shqipërisë dhe unë jam gjithmonë i lumtur kur e shoh pranë flamurit italian”, është shprehur Rama.
‘Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë’, Berisha: Nesër, sytë e shqiptarëve drejt Hagës
“Policia masa për të ndaluar grumbullimet para gjykatës”, gazetarja e Euronews raporton nga Haga
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen 2 automjete (VIDEO)
- 08:34 Pritet vendimi për ish-krerët e UÇK, mbështetës dhe familjarë mblidhen para Gjykatës Speciale
- 08:23 Lionel Messi thirret nga Argjentina për të bërë paraqitjen e lamtumirës në miqësoren kundër Benin
- 08:23 Arabia Saudite shkatërron dronin e rebelëve Huthi pranë Mekës
- 08:15 Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit të NBC-së gjatë raportimit live në Los Angeles (VIDEO)
- 08:12 Drejtori ekzekutiv i Anthropic ripërsërit thirrjen për ngadalësim të IA-së, Nvidia kërkon përshpejtim
- 08:04 “Unë s’jam e lirë, pa lirinë tënde, gjysh” , mbesa e vogël puth portretin e Jakup Krasniqit para vendimit në Hagë