Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe temperaturat për çdo qytet

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe temperaturat për çdo qytet

08:26, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e mërkurë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në lindje dhe në zonën e jugut nga orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në jug dhe ato në lindje të territorit priten reshje shiu të herëpashershme, të izoluara dhe të dobëta. Në mënyrë tepër të izoluar këto reshje priten në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa valëzimi në detet Adriatik e Jon do të jetë i forcës 1 ballë.

ImageImage

 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco