E mërkurë, 16 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Djemtë e Thaçit dhe Veselit në Hagë: Presim liri për të gjithë

Ilustrim · Vizion Plus

Hagë – Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur shkurt para hyrjes në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë, ku sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Endrit Thaçi tha se pret që vendimi të jetë në favor të të gjithë të akuzuarve dhe se për më shumë detaje do të flasë pas përfundimit të shpalljes së aktgjykimit.

“Pres liri për të gjithë. Për më shumë detaje, pas vendimit do të prononcohem”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-komandantit të UÇK-së, Kadri Veseli, zgjodhi të mos komentojë para gazetarëve.

Veseli u përgjigj shkurt: Nuk do të deklarohemi për momentin.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Katër ish-krerët e UÇK-së përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.