Shembet ndërtesa 6-katëshe në Gaza, 8 të vdekur dhe mbi 60 persona nën rrënoja

16 Shtator 2026 | 09:04

Tetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një ndërtesë gjashtëkatëshe u shemb në qytetin e Gazës, tha këtë të mërkurë për AFP shërbimi i mbrojtjes civile të enklavës.

“Trupat e tetë martirëve, përfshirë fëmijë , dhe 15 të plagosurve u nxorën nga rrënojat e një ndërtese gjashtëkatëshe që u shemb në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal.

“Fati i më shumë se 60 personave nën rrënoja është i panjohur”, shtoi burimi, duke theksuar se ndërtesa “kishte pësuar dëme strukturore për shkak të sulmeve të shumta izraelite gjatë luftës”.

Shumica dërrmuese e ndërtesave të banimit në Rripin e Gazës janë shkatërruar nga bombardimet izraelite.

Lufta në Gaza ka vrarë më shumë se 73,000 palestinezë dhe ka plagosur 174,000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi dhe shifrat që ajo shpall konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FBI: Rusia po rekruton persona për të vrarë aleatët e Ukrainës në SHBA dhe Evropë

Autoritetet federale të martën njoftuan se shërbimet e inteligjencës ruse po komplotojnë për të kryer vrasje të synuara në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet...
08:56 | 16/09/2026

Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike saudite rrisin çmimin e naftës, ndërpritet transporti detar në Gjirin Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten përsëri, ndërsa Arabia Saudite akuzoi rebelët Huthi të Jemenit për përpjekje për një sulm me dronë në Mekë,...
08:50 | 16/09/2026

“Diskriminimi ndaj pakicës së bardhë,” SHBA kufizon vizat për zyrtarët e Afrikës së Jugut

SHBA-të kanë njoftuar kufizime vizash që synojnë njerëzit që akuzohen për diskriminim ndaj pakicës së bardhë të Afrikës së Jugut, në përshkallëzimin e fundit të...
08:45 | 16/09/2026