Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nafta tërhiqet nga 108 dollarët, por mbetet mbi 105, tregjet druhen për furnizimet globale

    Trafikoi qindra kilogramë drogë me djalin e Breçanit, Gjykata e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë

    Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Italia është ‘alter egoja’ jonë europiane, ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Trafikoi qindra kilogramë drogë me djalin e Breçanit, Gjykata e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë
    Aktualitet

    Trafikoi qindra kilogramë drogë me djalin e Breçanit, Gjykata e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë

    September 16, 2026
    Trafikoi qindra kilogramë drogë me djalin e Breçanit, Gjykata e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë

    I hapet rruga ekstradimit të Ervin Matës drejt Shqipërisë. Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij, për t’u përballur me akuzat për trafik ndërkombëtar të drogës.

    Gjykata vlerësoi se kërkesa e Shqipërisë plotëson kushtet ligjore dhe se veprat për të cilat akuzohet Mata parashikohen si vepra penale edhe nga legjislacioni brazilian.

    Ervin Mata u arrestua në prill në Ilha Bela të Brazilit. Ai përdorte dokumente angleze, të vlefshme deri në 2030, për t’iu fshehur autoriteteve pasi nda tijj ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata e Lartë Federale e Brazilit. Shteti shqiptar kërkonte arrestimin e tij që nga viti 2023.

    Në vitin 2023, Ervin Mata u shpall në kërkim nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal me 11 persona, ku përfshihej edhe djali i ish-zyrtarit të policisë, Erzen Breçani. Sipas dosjes hetimore, të cilën në atë kohë Report Tv e siguroi, grupi dyshohet për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Në veçanti, Mata akuzohet se koordinoi grupin për trafikimin e 250 kilogramëve kokainë, ngarkesë e nisur nga Brazili në aeroportit të Frankfurtit në Gjermani, në fund të shtatorit 2020.

    GJKKO caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” trafik droge, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale, dhe kjo si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Ervin Mata është i njohur për drejtësinë shqiptare edhe pas përplasjes së bujshme me Ervis Martinajn, i zhdukur prej gati 4 vitesh, në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, truproja ish-bosit të lojërave të fatit.

    ekstradimi ervin mata gjykata e Brazilit trafik droge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nafta tërhiqet nga 108 dollarët, por mbetet mbi 105, tregjet druhen për furnizimet globale

    September 16, 2026

    Trafikoi qindra kilogramë drogë me djalin e Breçanit, Gjykata e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë

    September 16, 2026

    Shqipëria hap Konsullatë Nderi në Napoli, Rama: Italia është ‘alter egoja’ jonë europiane, ne jemi napolitanët e anës tjetër të detit

    September 16, 2026

    Rama udhëton drejt SHBA-ve më 20 shtator, zbardhen takimet që pritet të zhvillojë

    September 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.