Kush janë katër gjyqtarët që do vendosin sot fatin e ish-krerëve të UÇK-së
Pas më shumë se tre vitesh proces gjyqësor, Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë sot, në orën 10:00, aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Vendimi do të shpallet nga Trupi Gjykues II, i përbërë nga tre gjyqtarë me të drejtë vote dhe një gjyqtar rezervë. Në krye të trupit është amerikani Charles L. Smith III, ndërsa anëtarë janë gjermani Christoph Barthe dhe zvicerani Guénaël Mettraux. Gjyqtari irlandez Fergal Gaynor është caktuar si gjyqtar rezervë.
Charles L. Smith III – Kryesuesi i trupit gjykues
Në krye të trupit gjykues është gjyqtari amerikan Charles L. Smith III. Ai ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor amerikan dhe ka shërbyer për vite si gjyqtar në shtetin e Iowa-s.
Smith ka shërbyer gjithashtu si gjyqtar i EULEX-it në Kosovë, përfshirë Gjykatën Supreme të Kosovës. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës ai është kryesues i trupit gjykues që ka shqyrtuar çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Christoph Barthe – Gjyqtari gjerman
Pjesë e trupit gjykues është edhe gjyqtari gjerman Christoph Barthe.
Barthe ka një përvojë të gjatë në drejtësinë penale dhe ndërkombëtare. Ai ka shërbyer si prokuror publik në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Gjermani, ku është marrë edhe me çështje që lidhen me krimet e luftës dhe gjenocidin.
Ai ka qenë pjesë e trupit gjykues që ka shqyrtuar provat dhe dëshmitë gjatë procesit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Guénaël Mettraux – Gjyqtari zviceran
Gjyqtari zviceran Guénaël Mettraux është një tjetër anëtar i trupit gjykues.
Ai ka një karrierë të lidhur ngushtë me të drejtën penale ndërkombëtare. Mettraux ka punuar në çështje që lidhen me krimet e luftës dhe ka pasur përvojë si avokat mbrojtës dhe këshilltar përpara disa gjykatave ndërkombëtare.
Ai ka shërbyer gjithashtu në struktura të drejtësisë ndërkombëtare dhe është profesor i së drejtës penale ndërkombëtare.
Fergal Gaynor – Gjyqtari rezervë
Gjyqtari irlandez Fergal Gaynor është pjesë e trupit gjykues në cilësinë e gjyqtarit rezervë.
Gaynor ka përvojë të gjatë në drejtësinë ndërkombëtare dhe ka punuar në çështje që lidhen me krimet e luftës. Ai ka shërbyer në procese pranë Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ruandën dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.
Në këtë proces, Gaynor ka rolin e gjyqtarit rezervë të trupit gjykues.
“Pafajësi, drejtësi për ish-krerët e UÇK”, ambasadori shqiptar hyn në gjykatën e Hagës
Katër profilet e ish-krerëve të UÇK-së që presin sot vendimin në Hagë, nga Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi
Pritet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, policia largon djalin e Thaçit nga hyrja e gjykatës! Gazetarja jep detajet
- 09:19 Perçarje në të djathtën izraelite, Netanyahu dhe Ben-Gvir përplasen për koalicionin e ardhshëm
- 09:09 “Pafajësi, drejtësi për ish-krerët e UÇK”, ambasadori shqiptar hyn në gjykatën e Hagës
- 09:04 Shembet ndërtesa 6-katëshe në Gaza, 8 të vdekur dhe mbi 60 persona nën rrënoja
- 08:57 Katër profilet e ish-krerëve të UÇK-së që presin sot vendimin në Hagë, nga Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi
- 08:56 FBI: Rusia po rekruton persona për të vrarë aleatët e Ukrainës në SHBA dhe Evropë
- 08:50 Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike saudite rrisin çmimin e naftës, ndërpritet transporti detar në Gjirin Persik