AKTUALITET /

700 euro për person nga Devolli në Tiranë, kapet i riu që transportonte 6 emigrantë sudanezë

Shkruar nga Versus

700 euro për person nga Devolli në Tiranë, kapet i riu që

Korçë- Policia ka arrestuar 23 vjeçarin Klajdi Muça në Devoll i cili u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.

I riu i cili drejtonte mjetin tip "Benz" i kishte marrë 6 sudanezët në këmbim të shumës së parave prej 700 euro për secilin prej tyre. Pasi të mbërrinin në Tiranë, sudanezët kishin qëllim të dilnin jashtë vendit.

Por pas kontrolleve të policisë, 23 vjeçari u arrestua ndërsa automjeti i tij u sekuestrua. Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Versus.al

 

 

Poll