Vendimi për drejtuesit e UÇK/ Mediu: Ka vetëm një verdikt dhe ky është pafajësia

Vendimi për drejtuesit e UÇK/ Mediu: Ka vetëm një verdikt dhe ky është pafajësia

09:44, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, reagoi në pritje të vendimit për drejtuesit e UCCK-së në Hagë.

Sipas tij, sot ka vetëm një verdikt dhe ai është pafajësia.

“Hagë, sot gjykata, pas një procesi të padrejtë të zgjatur gjashtëvjeçar, do të shpallë vendimin për luftëtarët, çlirimtarët dhe udhëheqësit politikë të Kosovës.

Të gjitha akuza të fabrikuara, të cilat u iniciuan nga Serbia dhe Rusia për të zhbërë një histori të lavdishme të Kosovës, por edhe të NATO-s, si dhe të gjithë atyre që u ngritën kundër padrejtësive dhe spastrimit etnik të Kosovës nga regjimi i Millosheviçit.

Nuk kërkohet të dënohen 4 liderë të pafajshëm të Kosovës, por të dënohen Kosova, SHBA-ja, Britania, BE-ja dhe NATO-ja. Kërkohet të shpallen fajtorë ata që luftuan për lirinë dhe të amnistohen krimet e Millosheviçit, Mlladiçit dhe Karaxhiçit.

Ka vetëm një verdikt dhe ky është pafajësia. Asnjë vendim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ata janë heronj të lirisë së Kosovës dhe të shqiptarësisë.

Çdo vendim tjetër është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por edhe për Ballkanin. Është një vendim kundër së vërtetës,” shkruan Mediu.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco