‘Kayo’ në Shëndetësi, iniciativë e frikshme’, Hoti: Monopolizim i barnave, s’do të kemi konkurrencë

09:41, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa edhe në sistemin shëndetësor pritet të aplikohet modeli ‘Kayo’, për deputetin e PD, Kliti Hoti, shihet si një inciiativë e frikshme, pasi pritet të kemi një monopolizim të tregut të barnave dhe pajisjeve mjekësore.

Në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Hoti tha se me këtë përqëndrim edhe pse do të ketë një ulje çmimesh, pasojat do të jenë të mëdha, për shkak se do të jetë i pamundur gjurmimi i barit deri te pacienti.

Sipas tij, me monopolizimin e tregut të barnave që do t’i lihet për menaxhim vetëm një kompanie të vetme, nuk do të ketë as konkurrencë mes kompanive të tjera.

Edhe rritja e fashës së trajtimit është pozitive ndërsa kur bëhet check up s’ka fasha. S’ke data për rezultat e këtij check up. Qytetarët shkojnë në ambulancë e s’ka kite. Ka 13 vjet që është kjo histori. Nëse s’ke bërë një analizë për të arrtiur të parandolosh, bërë një operator e ka të drejta të frikshme për menaxhimin e miliona eurove, dhe zëvendëson drejtoreshën. Nese do kishte qenë një biznes privat, për të marrë menaxherin, duhet të ishin bërë filtrime. Kush është CV e drejtoreshës, kriteret e përzgjedhjes.

Supozohet të bëhet një monopolizim i barnave e pajisjeve mjekësore. Në këtë përqëndrim ul çmimiet, por pasojat janë të mëdha. S’do të kemi konkurrencë, do favorizoshet një kompani, do të ulet cilësia, bari është më i komplikuar se sa produktet e tjera. Gjurmueshmëria, duet të ndiqet bari, ku prodhohet e deri ku e merr pacienti. Si do të bëhet tërheqja nga tregu, si do të zëvendëësohet me një bar tjetër, ndërsa aprodhimi nga kompania vijon për një periudhë 6 mujore.

Këtu është thjesht se si menaxhohen e merren këto lekët, e nuk është pacienti. Qëllimi final, është profili, si me Kayon, njëjtë me shëndetësinë, jo vetëm barnat por edhe pajisjet. Është shumë e frikshme kjo inicniativë dhe s’e kanë kuptuar se si do të monipolizohet, e t’ia lësh një kompanie gjithë këtë ndërsa akompanitë e tjera s’do të kenë mundësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco