Vëllai i Hashim Thaçit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së

16 Shtator 2026 | 10:06

Vëllai i Hashim Thaçit, Gani Thaçi këtë të mërkurë ka dhënë një deklaratë të shkurtër për gazetarët pak minuta para vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Nga Broja, vendlindja e ish presidentit, ai theksoi se besojnë në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe në luftën e pastër të kësaj ushtrie.

“Besimi në luftën e pastër të UÇK-së, besimi në Zotin, edhe drejtësinë e drejtë”, tha ai.

Thaçi shtoi se të gjithë familjarët janë në Hagë ku presin nga afër vendimin e Gjykatës. Lidhur me nënën e tyre ai theksoi se ndodhet në shtëpi nga ku e pret edhe vendimin për djalin e tij dhe tre shokët e tij të luftës

“Nëna është në shtëpi, por është e lodhur pak”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmeni amerikan: Anshmëria politike të mos ketë vend në Hagë

Kongresmeni amerikan, Keith Self këtë të mërkurë përmes një postimi në “X” shprehu shqetësim për atë që ai e konsideron ndikim të anshmërisë politike në...
09:51 | 16/09/2026

LIVE-“Liri për çlirimtarët”, pritet aktgjykimi në Hagë, vëmendja te Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi

Kanë mbetur vetëm rreth 30 minuta deri në nisjen e seancës në Hagë, ku Dhomat e Specializuara pritet të shpallin aktgjykimin e shkallës së parë ndaj...
09:43 | 16/09/2026

Flamujt e UÇK-së “pushtojnë” Prishtinën, qytetarët mblidhen për të pritur vendimin e Hagës

Mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së janë mbledhur këtë të mërkurë edhe në qytetin e Prishtinës. Përveç dhjetëra persona që kanë udhëtuar drejt Hagës, qindra qytetarë...
09:39 | 16/09/2026