Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga arrestimi tek aktgjykimi, gjashtë vite proces në Hagë për ish-krerët e UÇK

    Pritet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/ Endrit Thaçi dhe familjarët e ish-presidentit futen në objektin e Gjykatës Speciale

    “Pronari na keqtrajton dhe nuk na jep rrogën!” Tatimet kapin “mat” hotelin në Golem 

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Nga arrestimi tek aktgjykimi, gjashtë vite proces në Hagë për ish-krerët e UÇK
    Kosovë

    Nga arrestimi tek aktgjykimi, gjashtë vite proces në Hagë për ish-krerët e UÇK

    September 16, 2026
    Nga arrestimi tek aktgjykimi, gjashtë vite proces në Hagë për ish-krerët e UÇK

    Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur në nëntor të vitit 2020 dhe, pas gati gjashtë vitesh, pritet të hyjë në fazën e aktgjykimit. Të katër të akuzuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit janë deklaruar të pafajshëm.

    4–5 nëntor 2020 – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi arrestohen dhe transferohen në Hagë, ku mbahen në paraburgim.

    9–11 nëntor 2020 – Të katër të akuzuarit dalin për herë të parë para gjyqtarit dhe deklarohen të pafajshëm.

    21 prill 2021 – Pranohen nëntë viktimat e para si pjesëmarrëse në proces.

    10 maj 2022 – Të katër të akuzuarit deklarohen sërish të pafajshëm për akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar.

    15 shkurt 2023 – Pranohen 84 aplikantë të rinj si viktima pjesëmarrëse në proces.

    3–5 prill 2023 – Nis gjykimi, me deklaratat hyrëse të Prokurorisë, Mbrojtësit të Viktimave dhe ekipeve të mbrojtjes.

    15 prill 2025 – Prokuroria përfundon paraqitjen e provave të saj.

    15 maj–5 qershor 2025 – Pranohen edhe pesë aplikantë të rinj si viktima pjesëmarrëse. Pas njoftimit për vdekjen e një viktime pjesëmarrëse, numri i viktimave pjesëmarrëse bëhet 155.

    16 korrik 2025 – Trupi Gjykues rrëzon kërkesën e përbashkët të mbrojtjes për pushimin e akuzave.

    16–17 korrik 2025 – Mbrojtësi i Viktimave paraqet provat e tij.

    15 shtator 2025 – Nis paraqitja e dëshmive nga mbrojtja. Në këtë fazë paraqiten vetëm ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit.

    2 dhjetor 2025 – Dy ekipet e mbrojtjes përfundojnë paraqitjen e dëshmive të tyre.

    18 dhjetor 2025 – Përfundojnë procedurat e paraqitjes së provave.

    19 janar 2026 – Të gjitha palët dorëzojnë parashtresat përfundimtare me shkrim.

    9–18 shkurt 2026 – Mbahen deklaratat përmbyllëse të palëve.

    17 prill 2026 – Dy të afërm të një viktime të ndjerë vazhdojnë pjesëmarrjen në proces, duke e çuar numrin e viktimave pjesëmarrëse në 156.

    5 maj 2026 – Trupi Gjykues zgjat me 60 ditë afatin për shpalljen e aktgjykimit, i cili fillimisht ishte paraparë të shpallej deri më 20 korrik 2026.

    1 korrik 2026 – Trupi Gjykues cakton 16 shtatorin 2026 si datë për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë.

    16 shtator 2026 – Është caktuar shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë në procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Pas gati gjashtë vitesh nga arrestimi, procesi në Hagë tashmë është në prag të momentit vendimtar: shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë.

    Aktgjykimi arrestimi Gjashtë vite proces Hagë ish-krerët e UÇK
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga arrestimi tek aktgjykimi, gjashtë vite proces në Hagë për ish-krerët e UÇK

    September 16, 2026

    Pritet vendimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/ Endrit Thaçi dhe familjarët e ish-presidentit futen në objektin e Gjykatës Speciale

    September 16, 2026

    “Pronari na keqtrajton dhe nuk na jep rrogën!” Tatimet kapin “mat” hotelin në Golem 

    September 16, 2026

    Shembet ndërtesa në Gaza, 11 të vdekur mbi 100 persona nën rrënoja

    September 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.