Nga Haga para vendimit për krerët e UÇK-së, Hoxhaj: Ne presim sot që të shpallen të pafajshëm

16 Shtator 2026 | 09:45

Ka mbetur edhe pak minuta deri te shpallja e vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në mesin e figurave politike që kanë folur para mediave është edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj duke hyrë në speciale, tha se pret që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të shpallen të pafajshëm.

“Ne presim sot që të shpallen të pafajshëm. Ata kanë qenë të pafajshëm dje, do të shpallen të pafajshëm sot, do jenë të pafajshëm përgjithmonë, në zemrën dhe mendjen e çdo qytetari të Kosovës. Jemi të bindur që i vetmi opsion, e vetmja alternativë, i vetmi vendim që duhet të sillet sot është shpallja e tyre të pafajshëm, lirimi i tyre dhe kthimi i tyre në Kosovë, pranë familjes dhe që të jetojnë të lirë e t’i kthehen vendit”, ka thënë Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis seanca për aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit në Hagë

Ka nisur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë seanca ku pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë për katër ish-krerët e Ushtrisë...
10:20 | 16/09/2026

Vëllai i Hashim Thaçit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së

Vëllai i Hashim Thaçit, Gani Thaçi këtë të mërkurë ka dhënë një deklaratë të shkurtër për gazetarët pak minuta para vendimit të Gjykatës Speciale në...
10:06 | 16/09/2026

Kongresmeni amerikan: Anshmëria politike të mos ketë vend në Hagë

Kongresmeni amerikan, Keith Self këtë të mërkurë përmes një postimi në “X” shprehu shqetësim për atë që ai e konsideron ndikim të anshmërisë politike në...
09:51 | 16/09/2026