• Kontakt
Wednesday, September 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Haga e turpit/ Zëdhënësi i UÇK-së në burg, zëdhënësi i Milosheviçit i lirë

10:27 : 16/09/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, RAJONI

Ka nisur rreth orës 10:10 seanca e Gjykatës Speciale, ku do të shpallet vendimi ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

6 vjet pas arrestimit të tyre, Gjykata Speciale do të shpallë sot aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Seanca po transmetohet drejtpërdrejt në disa sheshe të qyteteve të Kosovës ku janë grumbulluar qytetarë.

Mbështetës të ish-drejtuesve të UÇK janë mbledhur po ashtu pranë ndëresës së Gjykatës Speciale në Hagë.

Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk ka pasur krime kundër njerëzimit

Lexo edhe:

Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës”!

Vendimi për liderët e UÇK-së, reagon politika shqiptare/ Rama: Marre! Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Një nga konkluzionet e para të trupit gjykues gjatë leximit të aktgjykimit lidhet me akuzat për krime kundër njerëzimit.

Gjatë seancës, gjyqtarët deklaruan se nuk janë bindur se personat e shënjestruar mund të cilësohen si “popullatë civile”, një element që lidhet me vlerësimin e këtyre akuzave.

Seanca në Hagë/ Gjyqtari Smith: 96 persona u vranë nga pjesëtarë të UÇK-së

Trupi gjykues konstatoi se, ndërmjet prillit të vitit 1998 dhe qershorit të vitit 1999, në 12 komuna të Kosovës dhe në një rreth në Shqipëri, pjesëtarë të UÇK-së kryen veprime që çuan në vrasjen e 96 personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

“Vrasja e paligjshme si krim luftë, trupi gjykues shprehet se në 12 komuna në Kosova dhe në një vendndodhje në veri të Shqipërisë, u kryen veprime ose mos veprime që çuan në vdekjen e 96 personave që nuk merrnin pjesë në luftime”, u shpreh ai.

Gjykatësi Charles Smith po paraqet konstatimet e trupit gjykues lidhur me akuzën për vrasje të paligjshme si krim lufte.

Specialja: Thaçi kishte dijeni për krimet dhe nuk i parandaloi

Trupi Gjykues konstatoi se Hashim Thaçi dha kontribut thelbësor në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte anëtar kyç i tij.

Sipas gjykatësit Charles Smith, Thaçi emëroi persona besnikë në pozita të ndryshme për të ruajtur kontrollin brenda UÇK-së, ndërsa disa prej tyre kryen krime ose ishin në dijeni të tyre.

Gjykata konstatoi se Thaçi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh ndaj personave të konsideruar kundërshtarë, por nuk ndërmori hapa për parandalimin apo ndëshkimin e tyre.

Përkundrazi, sipas Trupit Gjykues, ai mori pjesë personalisht në disa prej këtyre krimeve dhe kontribuoi në përhapjen e informacioneve të rreme për to.

Krerët e UÇK-së shpallen fajtorë/ Thaçi dhe Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burg, Veseli 18, Selimi 13

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur fajtorë 4 krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, dhe i kanë dënuar në total me 81 vite burgim.

Trupi gjykues konstatoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë penalisht përgjegjës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.

Konkretisht, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar secili me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.

Pas shpalljes së aktgjykimit dhe dënimeve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbyllur.

Aktgjykimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë atë.

Etiketa: hageHashim Thaçiseanca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës”!

13:06 : 16/09/2026
AKTUALITET

Vendimi për liderët e UÇK-së, reagon politika shqiptare/ Rama: Marre! Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

13:01 : 16/09/2026
AKTUALITET

Gjyqi në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze, disa të shoqëruar (VIDEO)

12:41 : 16/09/2026
AKTUALITET

Vendimi i Speciales në Hagë/ Qytetarët kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK: Jo në emrin tim!

12:09 : 16/09/2026
AKTUALITET

Krerët e UÇK-së shpallen fajtorë/ Thaçi dhe Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burg, Veseli 18, Selimi 13

12:05 : 16/09/2026
AKTUALITET

Skandali i Hagës: Kur drejtësia ndërkombëtare dënon viktimën dhe amniston xhelatin

11:53 : 16/09/2026
Para

Nis leximi i vendimit ndaj Thaçit, gjyqtari Smith: Kjo çështje nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës së UÇK-së

TË GJITHA

Nga Guardian te Reuters, çfarë shkruajnë mediat e huaja për vendimin e Gjykatës së Hagës për liderët e UÇK-së

13:28 : 16/09/2026

“Serbia vrau mbi 13 mijë persona”, Osmani: UÇK ishte betimi i përgjakur i njerëzve të shtypur që donin çlirimin

13:10 : 16/09/2026

Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës”!

13:06 : 16/09/2026

Gjyqi në Hagë/ LDK thirrje partive: Të bëhemi bashkë! Momenti i vështirë për Kosovën

13:02 : 16/09/2026

Vendimi për liderët e UÇK-së, reagon politika shqiptare/ Rama: Marre! Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

13:01 : 16/09/2026

Bushati-Ramës/ Ti ishe njeriu që i hipe helikopterit për të krijuar këtë gjykatë

12:56 : 16/09/2026

Çmimi i naftës mbi 220 lekë për litër prej dy javësh, riaktivizohet Bordi i Transparencës

12:50 : 16/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com