Rama në Korçë për reformën territoriale, Maliqi në qendër të diskutimit
Ka nisur në Korçë takimi i kryeministrit Edi Rama në kuadër të turit për rishikimin e ndarjes administrative-territoriale në vend.
Sipas raportimeve, në takim janë të pranishëm kryetarët e bashkive të juglindjes, deputetët e Qarkut të Korçës, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Në fokus të diskutimeve janë propozimet për ndryshimin e hartës administrative të vendit, ndërsa një prej çështjeve që pritet të sjellë debat është e ardhmja e Bashkisë Maliq.
Propozimi për shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin e saj me Bashkinë Korçë është kundërshtuar në Maliq, ku janë zhvilluar protesta, ndërsa kundërshtime kanë ardhur edhe nga punonjës të administratës bashkiake.
Ndërkohë, Këshilli Bashkiak i Maliqit nuk ka miratuar deri tani një qëndrim zyrtar kundër këtij propozimi. Këshilltarët e Partisë Demokratike kanë kërkuar një vendim kundërshtues, ndërsa këshilltarët socialistë kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me propozimin.
Edhe kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ka kërkuar kohë për shqyrtimin e ndryshimeve të propozuara.
Tashmë, diskutimi për hartën e re territoriale ka nisur në teatrin “Andon Zako Çajupi”, ndërsa pritet që gjatë takimit të diskutohet edhe për propozimin që prek drejtpërdrejt Bashkinë Maliq.
Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë në Tiranë, Policia ndërhyn për të liruar rrugën
Rama në ceremoninë e hapjes së Konsullatës Shqiptare në Napoli: Italia është ‘alter egoja’ jonë evropiane
‘Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë’, Berisha: Nesër, sytë e shqiptarëve drejt Hagës
- 10:34 Seanca e vendimit në Hagë për ish-krerët të UÇK-së, kryegjyqtari: Nuk po gjykojmë luftën por përgjegjësinë individuale
- 10:20 Nis seanca për aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit në Hagë
- 10:10 Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë në Tiranë, Policia ndërhyn për të liruar rrugën
- 10:06 Vëllai i Hashim Thaçit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së
- 09:51 Kongresmeni amerikan: Anshmëria politike të mos ketë vend në Hagë
- 09:45 Nga Haga para vendimit për krerët e UÇK-së, Hoxhaj: Ne presim sot që të shpallen të pafajshëm