Ka nisur në Korçë takimi i kryeministrit Edi Rama në kuadër të turit për rishikimin e ndarjes administrative-territoriale në vend.
Sipas raportimeve, në takim janë të pranishëm kryetarët e bashkive të juglindjes, deputetët e Qarkut të Korçës, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Në fokus të diskutimeve janë propozimet për ndryshimin e hartës administrative të vendit, ndërsa një prej çështjeve që pritet të sjellë debat është e ardhmja e Bashkisë Maliq.
Propozimi për shkrirjen e Bashkisë Maliq dhe bashkimin e saj me Bashkinë Korçë është kundërshtuar në Maliq, ku janë zhvilluar protesta, ndërsa kundërshtime kanë ardhur edhe nga punonjës të administratës bashkiake.
Tashmë, diskutimi për hartën e re territoriale ka nisur në teatrin “Andon Zako Çajupi”, ndërsa pritet që gjatë takimit të diskutohet edhe për propozimin që prek drejtpërdrejt Bashkinë Maliq.
Lini një Përgjigje