Greg Rama, djali i parë i kryeministrit Edi Rama është parë sot në shoqërinë e babait të tij gjatë ndalesës në Korçe ku kryeministri do të marrë pjesë në diskutimin në teatrin e qytetit për reformën territorial.
Greg Rama, prej kohësh nuk është parë në publik. Pak kohë më parë media raportoi për gjendjen shëndetësore të djalit të kryeministrit, një situatë që duket se Gregu e ka kaluar. Ai duket në formë të shkëlqyer ndërsa flet me bashkëpunëtorë të babait të tij.
Greg Rama ka mbajtur një profil shumë të ulët publik. Ai përveçse rasteve të votimeve apo ceremoni të tjera ku me protokoll është kërkuar prania e familjarëve, nuk është dukur në publik.
Sikurse shihet nga fotot, Gregu gjithmonë e më shumë i ngjan të atit, Edi Rama.
Ndërkohë sot në Korçë pritet të diskutohet me qytetarët reforma e re territoriale. Në këtë zonë, bashkia e Maliqit nuk do të ekzistojë si entitet më vete, por do të bashkëngjitet me bashkinë Korçë.
Reforma territorial pritet të miratohet këtë sesion në parlament.
Video Credits: Bufiurtë
