Lajmi i fundit

LIVE - Hagë/ Po jepet verdikti për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Gjykata Speciale/ Trupi gjykues: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave

Gjykata Speciale/ Trupi gjykues: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave

10:49, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave.

Gjykatësi Charles Smith po vazhdon të paraqesë konstatimet e trupit gjykues për krimet e pretenduara në aktakuzë.

Ai tha se incidentet që filluan pas 20 qershorit 1999 mbi të cilat ka pasur akuza për krime lufte nuk mund të cilësohen si krime lufte.

Ndërkaq gjykata ka thënë se “sa i përket pikës “Arrestim ose ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trupi gjykues ka konstatuar se midis prillit 1998 dhe qershorit 1999, së paku 385 personave iu hoq arbitrarisht liria nga anëtarë të UÇK-së në disa qendra ndalimi të kontrolluara nga UÇK-ja”.

“Ato u arrestuan nga anëtarë të UÇK-së dhe policia ushtarake. Ata u ndaluan me akuzat që ishin kolaboracionist, spiunë, tradhtarë”, ka thënë Smithi. "Nuk ka prova të besueshme se personat që ishin të ndaluar ishin kolaboracionist, tradhëtar ose spiunë ashtu sic kishin pretenduar UÇK-ja".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco