LIVE UPDATES
Draft

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

16 Shtator 2026, 10:43 Nga I.A

 

Në një kohë kur tendencat moderne të stilit të jetesës po ridimensionojnë mënyrën sesi jetojmë, njëherazi edhe pritshmeritë tona tashmë projektohen në një tjetër dimension. Cilësia, komoditeti dhe liria për të zgjedhur nuk janë më thjesht dëshira, por pjesë e një standardi të ri jetese. Në këtë realitet të ri, teknologjia dhe inovacioni ecin paralelisht me evolucionin e nevojave dhe sjelljes së konsumatorit. Ato transformojnë kështu mënyrën sesi ne zgjedhim, konsumojmë dhe përjetojmë,
duke u integruar natyrshëm në ritmin e jetës moderne. Në të njëjtin ritëm evoluon kështu edhe mënyra sesi ne kërkojmë të menaxhojmë financat tona, duke i dhënë gjithnjë e më shumë vlerë shërbimeve që ofrojnë jo vetëm fleksibilitet, shpejtësi, siguri por njëherazi një eksperiencë të personalizuar. Në këtë dinamikë ndryshimesh të vazhdueshme, Credins bank e ka kthyer risinë në një element të rëndësishëm të vizionit të saj, i cili merr formë përmes ofrimit të shërbimeve dhe produkteve të veçanta. Përtej vlerës financiare, Credins synon tashmë të ofrojë një eksperiencë unike, në harmoni me një mënyrë gjithnjë e më të rafinuar të të jetuarit.

Në këtë frymë vjen edhe lançimi i produktit më të ri nga Credins bank, Visa Infinite, karta e parë metalike në Shqipëri, e cila është e nivelit më të lartë në hierarkinë e produkteve Visa. E konceptuar si një produkt financiar elitar që ndërthur fleksibilitetin financiar me një gamë të gjerë privilegjesh dhe shërbimesh premium, Visa Infinte vjen për një nivel tjetër ekskluziviteti experience. E projektuar për individë me profil të lartë financiar, sipërmarrës, drejtues biznesesh, etj, Visa Infinite shënon një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e portofolit premium të Credins. Visa Infinite e shfaq karakterin e saj dominant që në elementin e parë visual. Një kartë metalike, elegante në linja dhe e rafinuar në çdo detaj. Visa Infinite ofron njëkohësisht të gjithë funksionalitetin e një karte krediti, nga pagesat në terminale fizike dhe online, deri te përdorimi përmes Google Pay dhe Apple Pay.

Funksionalitet që pasurohen më tej nga një gamë shërbimesh të dedikuara, brenda dhe jashtë vendit. Por ajo që e bën speciale shkon përtej estetikës. Mundësi financiare të një niveli ekskluziv, shërbime të dedikuara dhe privilegje të përzgjedhura ndërthuren në një produkt të vetëm, menduar për ata që dinë të zgjedhin me kujdes, vlerësojnë cilësinë e jetës dhe e konsiderojnë komoditetin pjesë të natyrshme të përditshmerisë së tyre.

Por çfarë do të thotë në të vërtetë të kesh në duar një Visa Infinite? Ku qëndron sekreti i fuqisë së saj? E thjesht, ta jetosh jetën sipas stilit tend…! Të udhëtosh dhe aeroportet të mos jenë më sinonim i pritjes dhe lodhjes. Të kalosh përmes Fast Track, të kesh akses në mbi 1,200 lounge në mbarë botën dhe ta ndash këtë privilegj edhe me të tjerë. Ky është një tjetër dimension i udhëtimit, ku çdo etapë të jep privilegje në çdo detaj. Sigurimi ndërkombëtar i udhëtimit, me mbulim mjekësor deri në 2,5 milionë dollarë, sjell ndoshta luksin më të çmuar, qetësinë për t’u nisur pa shqetësimin për të papriturën. Vonesat apo anulimet e fluturimeve, bagazhet e vonuara, makinat me qira apo aktivitetet sportive janë vetëm disa nga situatat që përfshin paketa e gjerë e sigurimit Visa Infinite.

Me mbulime që shkojnë nga rimbursimi i shpenzimeve të shkaktuara nga vonesat e fluturimeve apo bagazheve, e deri te sigurimi i makinave me qira dhe aktiviteteve sportive, paketa krijon një nga strukturat më të plota të përfitimeve që shoqërojnë kartën gjatë udhëtimit. Edhe blerjet mbajnë sërish firmën e kësaj karte magjike, ku në rast humbjeje, vjedhjeje apo dëmtimi aksidental, ato gëzojnë mbrojtje deri në 360 ditë nga momenti i blerjes.

Koncepti premium i Visa Infinite shkon edhe më tej, duke vendosur në qendër asistencën e personalizuar. Përmes Visa Concierge, klienti ka në dispozicion një shërbim të dedikuar për rezervime hotelesh e restorantesh, organizim udhëtimesh apo sigurimin e biletave për evente, ndërsa Visa Chatbot ofron akses 24/7 në informacion mbi përfitimet, ofertat dhe privilegjet e kartës.

Global Client Support Service, është një tjetër benefit që siguron asistencë në mbarë botën në raste si humbja apo vjedhja e kartës, zëvendësimi emergjent apo sigurimi i fondeve në raste emergjence. Paketën e plotëson dhe një tjetër benefit special, paketa mobile 9 GB roaming në 127 shtete. Një lehtësi kjo për klientët që udhëtojnë shpesh dhe duan ta kenë botën vetëm një telefonatë larg. Përfitimet shtrihen edhe në një gamë ofertash të tjera me zbritje të dedikuara për kartat premium.

Mes tyre përfshihet edhe 50% zbritje për transfertat me Uber drejt aeroportit, si edhe oferta të tjera speciale që mund të aksesohen përmes Visa Chatbot. Në këtë aspekt, Visa Infinite u drejtohet klientëve që kërkojnë më shumë nga një produkt financiar dhe që dinë të zgjedhin shërbime në perputhje me profilin/statusin dhe stilin e tyre të jetesës. Përfitimet e saj ndërkombëtare, asistenca e personalizuar dhe mundësitë që ofron e bëjnë kartën një zgjedhje të dedikuar për një klientelë që vlerëson ekskluzivitetin në çdo detaj. E konsideruar si një nga produktet më premium në Shqipëri, mbetet tashmë që çdokush ta zbulojë dhe shijojë me të gjitha privilegjet që Visa Infinite ofron ekskluzivisht nga Credins bank. Me lançimin e këtij produkti

Credins shënon sërish një tjetër hap strategjik të rëndësishëm në zhvillimin e segmentit premium dhe diversifikimin e portofolit të saj. Ky produkt, rikonfirmoi edhe një herë vizionin ambicioz mbi zhvillimin e produkteve sa elitare, po aq edhe inovatore, duke sjell në tregun shqiptar standardet më të larta të shërbimit finananciar ndërkombëtarë.

credins bank visa infinite

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale

Berisha kthehet nga SHBA, demokratët dalin e presin në Rinas