Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Bie akuza e krimeve kundër njerëzimit ndaj Thaçit e të tjerëve, sheshi Skënderbej në Prishtinë shpërthen në brohërima dhe gëzim

Shkruar nga Newsbomb
Bie akuza e krimeve kundër njerëzimit ndaj Thaçit e të
Momenti kur sheshi Skënderbej në Prishtinë shpërthen në brohërima

Një prej akuzave kryesore të prokurorisë speciale kundër katër zyrtarëve të lartë të UÇK ishte ajo e krimeve kundër njerëzimit. Gjatë leximit të vendimit që vazhdon prej më shumë se 30 minutash, gjyqtari Charles Smith tha se kjo akuzë nuk vërtetohet.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer një sulm i tillë i përhapur kundër popullatës civile”, ka deklaruar kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.

Ndërkohë që kjo po lexohej, pati një reagim shumë entuziast në sheshin kryesor në Prishtinë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për të dëgjuar vendimin.

Por ndërkaq, gjatë leximit gjyqtari Smith tha se ndaj 385 personave është vërtetuar mbajtja e tyre në mënyrë të paligjshme. Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave.

Që në fillim gjyqtari Smith bëri të ditur se kjo çështje nuk ka të bëjë me UÇK por vetëm me katër të arrestuarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese