LIVE UPDATES
Politike

Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania ku u përgjuan: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

DEL-CNG sqaron gjithashtu se Ron Yeffet nuk është përfaqësues, punonjës, ortak apo administrator i kompanisë dhe se nuk ka autorizim të veprojë apo të marrë angazhime në emër të saj. Shoqëria deklaron se nuk ka marrëdhënie biznesi me të dhe se takimi me të nuk përbën miratim të qëndrimeve të shprehura prej tij.

16 Shtator 2026, 10:58 Nga I.A
Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania ku u
Pergjimi dhe letra

TIRANË- Shoqëria DEL-CNG SHPK ka reaguar pas publikimit të një audiomateriali të publikuar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, duke e cilësuar atë si rezultat të një përgjimi të paautorizuar në ambientet private të kompanisë. Në një deklaratë zyrtare, shoqëria thekson se administratori, punonjësit dhe bashkëpunëtorët e saj nuk kanë pasur dijeni dhe nuk kanë dhënë pëlqim për incizimin apo transmetimin e materialit.

DEL-CNG sqaron gjithashtu se Ron Yeffet nuk është përfaqësues, punonjës, ortak apo administrator i kompanisë dhe se nuk ka autorizim të veprojë apo të marrë angazhime në emër të saj. Shoqëria deklaron se nuk ka marrëdhënie biznesi me të dhe se takimi me të nuk përbën miratim të qëndrimeve të shprehura prej tij.

DEL-CNG thekson se dëgjimi i një propozimi apo bërja e pyetjeve gjatë një takimi privat nuk përbën miratim apo përfshirje në veprimtari të paligjshme. Shoqëria deklaron gjithashtu se nuk ekziston ndonjë masë urgjente nga autoritetet shqiptare, si sekuestrim, marrje asetesh apo vendim gjyqësor ndaj saj.

Në reagim, kompania kundërshton edhe publikimin e zërave, emrave dhe imazheve të punonjësve e bashkëpunëtorëve pa pëlqim, duke argumentuar se kjo cenon jetën private, sigurinë dhe dinjitetin e tyre. Në përfundim, DEL-CNG kërkon ndërprerjen e publikimit të materialeve, anonimizimin e plotë të punonjësve dhe bashkëpunëtorëve dhe publikimin e qëndrimit të saj, duke theksuar se liria e medias respektohet, por nuk duhet të shoqërohet me përdorimin e përgjimeve të paligjshme apo nxjerrjen e bisedave jashtë kontekstit.

Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania ku u
Letra

"Audiomateriali është marrë përmes një përgjimi të paautorizuar në ambientet private të Shoqërisë, duke përbërë ndërhyrje të padrejtë në jetën private apo sekretet tregtare. DEL-CNG SHPK, administratori, punonjësit e saj dhe bashkëpunëtorët e shoqërisë, NUK kanë pasur dijeni dhe NUK kanë dhënë pëlqim për incizimin apo transmetimin, duke shkelur hapur Kushtetutën, Kodin Penal dhe Ligjin nr. 124/2024 'Për mbrojtjen e të dhënave personale. Z. Ron Yeffet NUK është përfaqësues, punonjës, ortak apo administrator i DEL-CNG SHPK dhe nuk ka asnjë autorizim të veprojë apo marrë angazhime në emrin e shoqërisë. Shoqëria nuk ka marrëdhënie biznesi me të dhe prania e tij në takim nuk përbën për shoqërinë miratim të qëndrimeve të tij. Hedhim poshtë çdo aludim spekulativ për skema kriminale, përfitimi të paligjshme, apo marrje të paligjshme asetesh. Sqarojmë se përfaqësuesit tanë kanë këmbëngulur qartë se çdo propozim-procedurë, duhej të ndiqej ekskluzivisht në rrugë të ligjshme. Dëgjimi i një propozimi apo bërja e pyetjeve në një takim privat nuk përbën miratim apo përfshirje në veprimtari të paligjshme. Theksojmë se nuk ekziston asnjë masë me karakter urgjënt nga ana e autoriteteve ligjzbatuese shqiptare si sekuestrim, marrje asetesh apo vendim gjyqësor ndaj nesh. Publikimi i zërave, emrave dhe imazheve të punonjësve-bashkëpunëtorëve tanë pa pëlqim, cenon, jetën private, sigurinë dhe dinjitetin e tyre. Liria e medias respektohet, por ajo nuk autorizon përdorimin e përgjimeve të paligjshme apo nxjerrjen e bisedave jashtë kontekstit, duke sjellë një dëm në shumë drejtime. Kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të publikimit, anonimizimin e plotë të punonjësve dhe bashkëpunëtorëve tanë dhe botimin e këtij qëndrimi të qartë në interes të së vërtetës," thuhet në letrën drejtuar mediave./Dosja.al

ron yeffet

Sondazh

Poll

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...

Kanosi me armë zjarri një 35-vjeçar, arrestohen dy persona në Rrogozhinë

Kanosi kushëririn dhe familjarët për ti marrë 300 mijë euro, arrestohet 56-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri në Mat/ Gjendet e djegur makina e autorëve, shënjestra ishte Akil Lleshi

Stuhi në Elbasan/ Dhjetëra banesa nën ujë, raportohen dëme në automjete

Përplasja për pagat, shpërthen Rama: KLP e KLGJ, shëmbëlltyra e errët e reformës në drejtësi

‘S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës’, Rama: Socialistëve u them s’është hapur gara

Afërsia me Ergys Agasin? Rama: Nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim

Berisha: Takimet me diasporën ishin të jashtëzakonshme

Rama e pranon: Problem kryesor në sistemin shëndetësor është keqmenaxhimi

Berisha kthehet nga SHBA: Ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time

Çuçi: Mbledhja e domosdoshme! Njerëzit nuk e kuptojnë thelbin e Reformës Territoriale