web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje nga operacioni në Devoll/ 700 euro për kalimin e kufirit, sekuestrohen automjeti dhe paratë

16 Shtator 2026, 11:11, Kronika CNA

Detaje nga operacioni në Devoll/ 700 euro për kalimin e kufirit,

Zbardhen detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar në Maliq ndaj veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Policia e Korçës bën me dije se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, si rezultat i punës hetimore të kryer me metoda proaktive, gjatë 3 javëve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka oganizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin e koduar “Route”.

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi K. M., 23 vjeç, banues në fshatin Sukth, Durrës, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Progër, duke transportuar me automjet, drejt Tiranës, kundrejt pagesës 600-700 euro për çdo person, 6 emigrantë nga Sudani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin.

Sekuestrohen automjeti, 7 celularë dhe një shumë parash.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë./CNA 





Lajmet e fundit nga