web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trupi gjykues në Hagë: 96 persona u vranë nga pjesëtarë të UÇK-së

16 Shtator 2026, 11:07, Kosova & Bota CNA

Trupi gjykues në Hagë: 96 persona u vranë nga pjesëtarë

Gjykatësi amerikan Charles Smith po paraqet në seancën në Gjykatën Speciale të Hagës konstatimet e trupit gjykues lidhur me akuzën për vrasje të paligjshme si krim lufte.

Smith u shpreh se trupi gjykues konstatoi se ndërmjet prillit të vitit 1998 dhe qershorit të vitit 1999, në 12 komuna të Kosovës dhe në një rreth në Shqipëri, pjesëtarë të UÇK-së kryen veprime që çuan në vrasjen e 96 personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Më herët gjatë fjalës së tij, kryesuesi i seancës, gjykatësi amerikan Charles Smith tha se trupi gjykues nuk është bindur se personat e shënjestruar mund të cilësohen si “popullatë civile", një element që lidhet me akuzat për krime kundër njerëzimit. /CNA





Lajmet e fundit nga