Pranë shtëpisë së Kadri Veselit, qytetarët presin me emocione vendimin e Hagës

16 Shtator 2026 | 11:24

Një kafene pranë shtëpisë së Kadri Veselit në Mitrovicë janë mbledhur disa dhjetëra persona teksa po ndjekin procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë. Bashkëfshatarë dhe banorë të tjerë të zonës po presin vendimin e Hagës ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Ndër të pranishmit është edhe djali i xhaxhait të Kadri Veselit. Të gjithë po e presin me emocione për vendimin i cili pritet të jepet nga minuta në minutë.

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet të përcaktojë fatin e procesit gjyqësor që ka zgjatur për disa vite në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë përballur me akuza të pretenduar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat gjatë seancës u hodhën poshtë nga trupi gjykues.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haga për ish-krerët e UÇK-së: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i të paktën 385 personave

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka provuar se ndaj të paktën 385 personave është kryer krimi i luftës i arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm. Gjyqtari Charles...
11:01 | 16/09/2026

Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së në ankth për vendimin në Hagë, i afërmi i Thaçit: Nëna e tij nuk di gjë për seancën

Teksa në Hagë po zhvillohet seanca e fundit e shkallës së parë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe...
11:00 | 16/09/2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, festë në Prishtinë pas rënies së akuzave për krime lufte dhe kundër njerëzimit

Gjykata Speciale në Hagë gjatë seancës gjatë procesit gjyqësor ka theksuar se nuk ka konstatuar krime kundër njerëzimit dhe krime lufta nga katër ish-udhëheqësit e...
10:50 | 16/09/2026