Lajmi i fundit

LIVE - Thaçi dhe Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim për krime lufte! Marshim e indinjate në Kosovë

Edhe Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burgim

Edhe Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burgim

11:40, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Jakup Krasniqi shpallet fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e ka shpallur fajtor Jakup Krasniqin për katër pika të krimeve të luftës dhe e ka dënuar me një dënim të njësuar prej 25 vjetësh burgim.

Krasniqi është shpallur fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, si krim lufte, të kryer kundër së paku 385 personave.

Ai është shpallur gjithashtu fajtor për trajtim mizor ndaj së paku 49 personave, torturë ndaj së paku 303 personave dhe vrasje të paligjshme të së paku 96 personave.

Për këto vepra penale, trupi gjykues ka caktuar dënime të veçanta: 15 vjet burgim për arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, katër vjet për trajtimin mizor, 20 vjet për torturën dhe 23 vjet për vrasjen e paligjshme.

Pas shqiptimit të dënimeve individuale, trupi gjykues ka vendosur një dënim të njësuar prej 25 vjetësh burgim. Në këtë dënim llogaritet edhe koha që Krasniqi ka kaluar në paraburgim.

Trupi gjykues e ka shpallur Krasniqin të pafajshëm për një numër incidentesh të tjera të krimeve të luftës, me arsyetimin se ato nuk u vërtetuan jashtë dyshimit të arsyeshëm, se disa akuza përfshiheshin në akuza më konkrete ose se incidentet nuk përfshiheshin në juridiksionin e gjykatës.

Krasniqi është shpallur gjithashtu i pafajshëm për krimet kundër njerëzimit të përndjekjes, burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme dhe zhdukjes me forcë, sipas pikave 1, 2, 4, 6, 8 dhe 10.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco