Lajmi i fundit

Edhe Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burgim

‘Territorialja’/ Rama paralajmëron sërish reformë më 2031 – Takimi në Korçë: Do shkrijmë Devollin e Kolonjën

‘Territorialja’/ Rama paralajmëron sërish reformë më 2031 – Takimi në Korçë: Do shkrijmë Devollin e Kolonjën

11:36, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ende pa u miratuar reforma Administrative-Territoriale që parashikon shkrirjen e shumë bashkive në rang vendi, kryeministri Edi Rama paralajmëron tjetër reformë më 2031, referuar edhe projeksioneve dhe kalkulimeve elektorale për zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë takimit në Korçë, në kuadër të ‘Territoriales’, Rama gjatë takimit me administratën e bashkive të këtij qarku është shprehur se në vitin 2031 ka planifikuar të shkrijë edhe dy bashki të tjera të Qarkut Korçë.

Bëhet fjalë për bashkinë e Devollit dhe Kolonjës, ndërsa kryeministri e paralajmëroi shkrirjen e dy institicioneve vendore gjatë takimit në Korçë.

Sakaq në takimin e organizuar këtë të mërkurë, banorët e Maliqit kanë kundërshtuar ashpër nismën e mazhorancës për shkrirjen e bashkisë së tyre, çka ka sjellë një situatë të tensionuar me kreun e qeverisë.

Sipas një burimi brenda takimit me kryeministrin Edi Rama, pjesëmarrësit kanë kundërshtuar bashkimin, duke kërkuar që Maliqi të vijojë të funksionojë si bashki më vete.

“Mos e shkrini”, “Ne jemi kundër”, “A do t’i shkelë të gjithë kryetari vendet dhe fshatrat? “Ndryshoni, vendimin mos e shkrini Maliqin”, janë disa nga shqetësimet e përcjella gjatë takimit.

Burimi bën me dije se kundërshtimi është shprehur nga qytetarë të ndryshëm, punonjës të administratës, por edhe përfaqësues të sektorit të bujqësisë, të cilët kanë ngritur shqetësime për zonën e fushës së Maliqit dhe problematikat e saj.

Sipas të njëjtit burim, në takim është pretenduar se rreth 97 për qind e qytetarëve janë kundër shkrirjes së Bashkisë së Maliqit.

Ndërkohë, gjatë diskutimit, kryeministri Edi Rama është shprehur se situata në Korçë dhe Maliq paraqitet ndryshe, duke thënë se korçarët nuk shprehen kundër bashkimit, ndërsa banorët e Maliqit janë të shqetësuar dhe të pakënaqur nga propozimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco