Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Shuhen të gjitha shpresat për ish-krerët e UÇK-së, Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burg

Shkruar nga Newsbomb
Shuhen të gjitha shpresat për ish-krerët e UÇK-së,
Rexhep Selimi

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vite burgim ish-kreun e UÇK-së, Rexhep Selimi, pas shpalljes së tij fajtor për disa krime lufte.

Vendimin e shpalli gjykatësi Charles Smith, i cili bëri të ditur se trupi gjykues e kishte shpallur Selimin fajtor për disa vepra penale, ndërsa për një numër ngjarjesh të tjera ai u shpall i pafajshëm.

Sipas vendimit, Selimi u gjet fajtor për krimin e luftës të arrestimit dhe ndalimit arbitrar të kryer ndaj së paku 385 personave, si dhe për trajtim mizor dhe torturë. Trupi gjykues gjithashtu e shpalli fajtor për vrasje të paligjshme.

“Si krim lufte sipas neneve 14 dhe 16.1 kryer së paku 385 personave. Pikën b trajtim mizor dhe p dhe 16.1.a kryer së paku 45 personave. C. Pikën 7 torturë si krim lufte. Trupi gjykues ju shpall të pafajshëm për një numër incidentesh për krime lufte. I pafajshëm për krimet kundër njerëzve, burgosjes, torturës, vrasjes së paligjshme dhe zhdukjes me forcë. Zoti Selimi, duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër penale, trupi gjykues ka përcaktuar një dënim për secilën vepër penale. Së pari do të jap këto dënime më vete dhe më pas do të shqiptoj dënimin e shqiptuar. Trupi gjykues ka vendosur dënim me 6 vite burgim për krimin e luftës të arrestimit dhe ndalimit arbitrar, 2 vjet burgim për krimin e luftës njerëzor, 8 vite burg për krimin e luftës së torturës dhe një dënim me 11 vite burgim për vrasjen e paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me 13 vite burg”, tha Smith.

Ndërkohë që Kadri Veseli u dënua me 18 vite burg. Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Një vendim i turpshëm u dha edhe për Jakup Krasniqin. Ish-kreu i UÇK-së u dënua me 25 vite burg,  Ai u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Dhomat e Specializuara të Hagës shqiptuan po ashtu dënimin me 25 vite burg për presidentin e Kosovës dhe një ndër drejtuesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare që i solli lirinë Kosovës, pavarësisht se akuzat kryesore nuk u provuan.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese